E ndjeva që në mëngjes që nuk isha në terezi, por nuk kisha kohë të shtrihesha e të rrija tërë ditën në krevat,kështu që u ngrita dhe u bëra gati për të shkuar te dentisti.
Shikoja rrugët e mbushura të qytetit e, doja të buzëqeshja, sepse isha ashtu si kam dashur, vetëm në mes të qytetit që e dua me shpirt, por buzëqeshja nuk më dilte nga shpirti, kërkonte shumë sforcarje e unë nuk kisha aspak forcë.
Shkova te një ëmbëltore, doja t'i djallosja dhëmbët më keq sesa i kisha, që dentisti t'i bënte njëherë e mirë e mora nja tre-katër kekë të vegjël, pesë copë llokume e një copkë bakllava. Mezi m'i nxinte dora, e falenderova xhepat e xhaketës ngjyrë mjalti që kisha veshur në këtë ditë të ftohtë vjeshte.
Fillova t'i haja me ngadalë teksa shkoja drejt dentistit. Do shkoja me dhëmbët e palarë, po punë e madhe!
Sapo hyra aty, më ra menjëherë ajo era e ilaçeve që më shtoi instiktivisht rrahjet e zemrës. Pashë se kishte shumë njerëz, po ashtu, si njeri që e kam inat pritjen që jam, hyra drejt e në klinikë duke bërë që njerzit të më shikonin shtrembër.
Mbërtheva zinxhirin e xhepit ku më kishin mbetur vetëm kekët, do i haja pasi të mbushja dhëmbin.
Dentisti më pa çuditshëm në hyrje të derës, po megjithatë më buzëqeshi. Ishte një mezoburrë, me syze.
La pacientin që ishte duke punuar, në dorë të një asistenti, e erdhi pranë.
-Si mund tiu ndihmoj?-foli qetë.
-Kam dhëmbin për të mbushur.-fola me frikë.
-Duhet të lesh orar më parë- këtë e dija, megjithatë nuk kisha lënë orar, ndoshta, sepse doja të mos e bëja sot atë dhëmb, kisha frikë.
Aq doja unë. Sa të gjeja justifikimin e të largohesha.
-Mirë. Po vij nesër të le orar,se jeni i zënë.-thashë e nuk prita për përgjigje, por u largova duke futur duart në xhepa e sapo dola nga klinika, nxorra nga xhepi, kekët e mbetur e tërë qejf fillova t'i haja. Megjithatë nuk ndihesha mirë.
Çuditërisht në ato momente m'u kujtuan fjalët e një shoqeje,'Me aq ëmbëlsira sa ha ti, do të të duhet të marrësh burrin dentist'. Nënqesha me vete si të isha ndonjë e marrë. Dentistët i kisha fobi, si të martohesha me një të tillë?!
Pas asaj qeshje, me vete, një pamje e zymtë më kaploi përsëri. E ndieja trupin shumë të rëndë, sytë e skuqur më lotonin vetvetiu e tek-tuk lëshoja ndonjë teshtimë.
Arrita në hyrje të pallatit, e shtypa me rradhë zilkat e tërë pallatit. Cova një pallat të tërë në këmbë që të më hapnin portën kryesore, se nuk kisha çelsin. Kisha dy vite pa shkuar aty.
Dera u hap, ngjita shkallët me ngadalë e shkova drejt portës së ish shtëpisë sime.
Rrotullova çelsin tri herë, derisa dëgjova kërcitjen e derës e u hasa me të ëmblën ngjyrë që kishte veshur muret e korridorit.
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...