Me nje veshtrim te pervuajtur sodit cdo pjesez rreth e rrotull saj dhe buzet s'i bejne te buzeqeshe. Ka harruar prej kohesh c'eshte lumturia, kenaqesia apo te qeshe me te madhe. Nene shqiptare e dy femijeve, qe po jeton mes skamjes dhe trishtimit pasionant per shpirtin e saj.
U rrit ne nje fshat te vogel, ashtu duke degjuar me perpikmeri prinderit e saj e ne momentin qe zemra i rrahu fort per dike, u hodh nga shtepia si te qe nje cope e vjeteruar lecke; sikur te kish' bere mekat hyjnor te pafalshem. U largua tek ai ne moshen 19 vjecare...Tentoi disa here te kthehej ne shtepi, por me kot, keshtu qe krijoi familjen e saj. Here-here i buzeqeshte buza, por kjo buzeqeshje po i venitej pak nga pak...Duke filluar qe ate nate kur personi per te cilin ajo kishte braktisur dhe familjen vuri dore mbi te, sepse ishte i dehur. Buzeqeshja nuk i doli me, sepse te nesermen hengri dhe dajak nga nena e personit per te cilin asaj i kishte rrahur fort zemra, vetem e vetem se nuk i kishte kryer me perpikmeri detyrat si nuse, dhe pse ishte ende e re ne moshe, e gjymtuar ne trup dhe e vrare ne shpirt. Ai qe ajo donte i kishte falur dhimbje pa meshire.
Ajo nuk mundi te buzeqeshe, sepse ai person per te cilin sakrifikoi gjithe jeten e saj u largua jashte shtetit kur ajo ishte shtatzene dhe nuk u kthye me deri sa binjket kishin shkuar 7 vjec.
Ajo e priste nate-e-dite, priste telefonata shpesh here te harruara e kthimin e tij teper te vonuar.
Ajo s'mundi te buzeqeshe, sepse kur u kthye ai ne shtepi pas aq shume vitesh, nuk e pa me mall e dashuri, por u shtri si nje barkderr mbi divan duke pare dhe femijet me ftohtesi e, i kerkoi t'i hiqte kepucet teksa tymoste nje cigare. Asnje perqafim, asnje fjale te ngrohte, asnje buzeqeshje as per te dhe as per femijet.Ajo nuk mundi te buzeqeshe, sepse diten tjeter i gjeti nje mesazh ne telefon nga nje femer tjeter; shume here me e bukur se ajo, me joshese, por ishte thjesht nje femer, jo femer si ajo qe braktisi familjen, e dashuroi fort, sa duroi per te, e priti besnike ne shtepi, u be nena e femijeve te tij, nuk ishte femra qe i pati premtuar parajsen, por i dhuroi ferrin; ishte nje femer e rendomte qe ishte e gjithkujt tjeter, jo vetem e tija ashtu si ajo ishte dhe kur ai s'kish qene per vite me rradhe.
E kur ajo ngriti zerin per tradheti pas kaq shume kohesh, ai ngriti dore mbi te.
E ajo vendosi te ngreje koke per here te pare ne jeten e saj duke shkuar tek familja me shpresen se do e falte e jo te degjonte fjale si "Vet e deshe, vet e more, atje te rrish. Mos ik se na turperon e zezë"Kokeulur dhe shpirtzvarre u kthye dhe njehere te shtepia e burrit te saj; ku u desh te hasej me mijera fjale e shpulla qe nga shtepia pa marre leje kish dale. E femijet alurinin e qanin duke u strukur pas nenes se tyre; pas asaj nene te gjore qe e kishin patur prane gjate gjithe kohes; qe kafshaten e gojes se saj ua kish dhene atyre; te asaj nene te gjore qe dha shume, por nuk mori asgje, asgje vec loteve, dhimbjes, tradhetise e vetmise.
Ajo nuk buzeqeshi dhe per dy-tre vite te tjera duke shpresuar se ai do ndryshoje, se ai do ia kthente dashurine, se ai do e vleresonte faljen me shpirt qe ajo i kish' bere, por me kot...Ai largohej nga shtepia e kthehej pas disa netesh, xurxull i dehur. Ai nuk ishte ai me te cilin ajo kishte rene ne dashuri,por thjesht nje i pafytyre qe ish' shtirur sa per te futur ne dere nje nuse.
Ajo e kuptoi, pasi ne kurriz po mbante aq shume vuajtje. Nje nene ende pa mbushur te tridhjetat qe kishte falur gjithe jeten te nje mashkull i cili nuk diti te vleresoje sakrificat dhe dashurine e saj.
Forcën e gjeti thelle brenda shpirtit te saj, brenda dashurise te pashtershme per femijet e saj dhe u largua. Ajo ia doli; ia doli te behet e zonja e vetes ne nje bote te egerr pa ndihmen e askujt, vec me dashurine e femijeve dhe vullnetin e hekurt qe nje grua, nje nene ka.
Tashme ajo mundi te buzeqeshe
E kur ai u kthye pas vitesh per t'i kerkuar falje, ajo thjesht e fali, por nuk u kthye, sepse kishte rimarre jeten e saj ne dore, ajo ia doli e vetme, tani le tia dilte bota e vetme pa te.
![](https://img.wattpad.com/cover/145163976-288-k696400.jpg)
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...