E vogla vajzë imcake
Që e re dhe n'moshë ish'
E gjora vashëz e perëndis'
Që plot ëndrra shpirtin e kish'.
Sa vuajti i gjori shpirt
Në skëterra u zvarrit, u përdrodh
Pak mëshirë lypi, mos vall shumë?
Veç t'jetonte dhe pak në kët' botë.
S'e dinte ajo q'ësht' bot' mashtruese
Mbushur me intrigën që e quajm' jet'
S'e dinte që kurth i ëndrrave ësht'
Që ëndërrimtarët largohen m'shpejt.
E luftoi kaq fort e gjora për jetën
U rrokullis bashkë me dhimbjen e vuajtjen
Në moshë të re e njohu aromën e vdekjes
Në moshë të re dhe timbrin e vajit.

YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...