Dear future husband

98 19 38
                                    

I dashur shoku im i ardhshëm i jetës,

Nuk di pse po e shkruaj këtë letër dhe çfarë do shkruaj, thjesht ndiej se duhet të të them nja dy fjalë. Shumë mund të më thonë se jam budallaqe që mendoj që tani, që 16-vjeçe për ty, por nuk më intereson. Çdokush prej nesh thellë në vetvete ka menduar sikur një herë për të ardhmen. Edhe ti bashkëshort i ardhshëm, edhe ti.

Tani që jam ulur këtu në ballkon duke ngrënë një haribo nën rrezet e dobëta të Diellit të kësaj dite të ftohtë korriku, nuk të kam gjetur ende. Ndoshta të kam parë, ndoshta më ke parë, në realitet apo në ëndrra, por nuk e di se kush je ti, këtë do ja le kohës ta tregojë.

Si fillim dije se do të të dua shumë, ndryshe s'ke si je pjesë e jetës sime.
Dije se dua shumë njerëz, por ti do kesh fatin të kesh një lloj tjetër dashurie, të ndryshme nga ato që deri tani kam ndjerë.

Do jem gjithmonë me ty, duke të të ndjekur këmba-këmbës, për të të mbështetur në çdo çast, në çdo veprim.

Do jem krahu ku ti të mbahesh sa herë ke nevojë, veshët që të dëgjojnë e buzët që të këshillojnë. Do jem sytë që tërë dashuri të vështrojnë.

Do të të besoj, ndoshta më shumë se vetes. Do të të fal zemrën e shpirtin me shpresën se do dish mirë t'i ruash, ashtu si unë me fanatizëm do ruaj të tuat.

Do të të them një fjalë të ngrohtë që ndonjë copëz akulli në zemër të shkrij.

E, kur të kesh nevojë për të pirë e për t'u dehur, me ty do pi, të qajmë hallet si shokë.

Do jem mikja jote në fillim e më pas gruaja e nëna e fëmijëve të tu.

Dreq sa do të të dua!

Që ta dish, po ta them që në fillim, i urrej gënjeshtrat. Ashtu si kurrë s'kam për të të gënjyer, nuk dua të më gënjesh. Unë fal kollaj se s'ma bën zemra të mbaj mëri, por mos e shfrytëzo këtë. Mund të fal, por kurrë të harroj!

E nëse të shkon nëpër mendje ndonjë tradhëti, zhduke mendjen ose ta preva kokën! Diçka që më përket mua, nuk është pasuri ndërkombëtare.

Nuk dua shumë nga ti, dua të më duash e të sillesh në të njëjtën mënyrë që do sillem dhe unë me ty.

Dua ndonjë përqafim kur jam e mërzitur e ndonjë çokollatë të zezë.
Ndonjëherë e ndonjë buzëqeshje e jotja mund të mjaftojë!

Dua të jesh baba shembullor. Le të bëhemi prindërit që ndoshta s'patëm mundësi t'i kishim! Le t'u japim fëmijëve tanë jetën që ne s'e patëm!

Do kemi zënka, e di. Por... Pjesa me e bukur e zënkave është që në fund të ditës të mbyllen me një përqafim.

P.S Thuaj vjehrrës sime që do e dua shumë po shumë! Do qajmë hallet bashkë duke u ankuar për tekat tënde.

Me dashuri nusja e ardhshme😂🙌

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now