E dehur.

65 9 7
                                        

E dehur shkruaj duke e ditur që do dalë një çorbë ashtu si mendja ime është në këto momente, lëmsh, lëmsh i bukur që qesh pandaluar ashtu si ndonjë e marrë.

E marrë?! E dehur?! Po unë kështu jam, dreqi  e marrtë!

E ç'më vijnë në mendje? Ca rreshta që kam lexuar, shkruaj kur je e dehur dhe rregulloje kur je esëll.

Po unë e dehur jam gjatë gjithë kohës, ndoshta jo nga pija, por nga marrëzia, jam e çmendur, e çmendur për dreq.

Po tani?

Tani. Tani s'e di... Do rri prapë kështu e do qesh ashtu si bëra para disa minutash.

Hëë...Pse piva do thoni ju?

Po ja, i ktheva nja tre kanaçe me birrë, jo s'e kam ndonjë hall, jo.

Nuk më ka lënë i dashuri. E pse? Sepse s'kam, e s'kam ç'e dua. 

Nuk jam zënë me të shtëpisë, jo. Ata po me shikojnë si të jem e metë, po ku më intereson mua?

Kot piva. Shkova aty në dyqan dhe i thashë shitëses.

-Teta, ç'bën? Më jep nja tre kanaçe me birrë.

Me kaq, i futa në qese dhe u nisa në shtëpi.

U kyça në dhomë, e kam errësirë, se e dini sa e dua errësirën? Ndoshta e dini, se ua kam thënë. E ku më rri rehat goja mua!

U ula mbi krevat, sa i kam larë çarçafët, i kam të bardhë me lulka  jeshilka e të kuqka e mbanin erë çokollatë. U vela me aromë, le më t'i kisha provuar.

Shikoja dritaren e diellin që ishte duke perënduar. E dini? Pashe dhe yllin e parë që kishte dalë dhe e përshëndeta pas gllënjkës së parë.

Mora të lexoja librin, teksa ktheja gllënjka-gllënjka, po e flaka tutje. Nuk më hynte asgjë në kokë pasi kisha mbaruar kanaçen e parë.

Pas disa gllënjkave të kanaçes së dytë, hoqa bluzën. Ishte vapë s'kam faj. Shtator, vjeshtë, po unë kam mbetur ende në verën e nxehtë. Është më bukur! Gjithmonë e kam dashuruar të bëhem qull në djersë nga i nxehtii. Le të shkrij.

Pasi mbarova të tretën, ja ku jam, duke shkruar këtu. Po qeshja e bëja veprime të lumtura, por po më thoshin, 'u pive ti?'


Unë, e pirë? Dukem gjë si e pirë? S'mund të jetë njeriu i lumtur e i qeshur çdo herë?

Ndoshta ka çik si shumë lumturi, kushedi po derdhet nga sytë e mi lumturia, po a më intereson mua?

Është bukur të qeshësh dhe kur s'ke arsye për të qeshur se ndihesh sikur ke shpirt të lumtur e të qeshur.

E nejse, se ju mërzita e di.

Tani do e postoj këtë shkrim dhe e di që nesër do e fshij e do pendohem se është kaq, kaq shkrim i dehur e pa kuptim, pa lidhje, ashtu si unë, rrëmujë, por tani nuk më intereson asgjë. Asgjë! 

Tani më duket kaq bukur çdo gjë. Le të jetë e bukur deri nesër. Nuk do e vras bukurinë, sot jo, nesër po.

Luna de Novembre.Stories to obsess over. Discover now