Dhe prita...

36 4 0
                                        

Dhe prita...Dhe prita...
Me kokën kthyer gjithmonë nga rruga nga e cila ti ike.
Me shpirtin boshatisur nga mungesa që ti le.
Me zemrën e thyer nga largimi i gjysmës tjetër.
Me lotët në faqe nga malli për ty.

Dhe prita....Dhe prita...
Prita si të isha një e marrë, sepse prita dhe pasi e dija që kurrë nuk do ktheheshe.
Prita si të isha e sëmure e, prita për ilaçin e shpirtit tim që ishe ti.
Prita si të isha e humbur e, prita për busullën që do më tregonte udhën e jetës; ishe ti...

Dhe prita...Dhe prita...
Ëndrrat e mia i fika me pritjen tënde. Porta të hekurta shpirtit i vendosa. Zemrën tutje në humnerë e flaka e ndjenjat nën dhé i groposa.

Dhe prita...Dhe prita
Dhe kur me tjetrën më zëvëndësove.

Dhe prita...Dhe prita...
E ajo pritje ty s'të solli e mua më shkatërroi.

Dhe prita...Dhe prita...
Fundin e pritjes e dija dhe përsëri të prita. |Lunëz|

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now