Nëntor, ka hyrë nëntori; vjeshta e mirëfilltë,vjeshta e shpirtit tim.
Ç'mrekulli! Dashuri e epshme shpirtërore peizazhi qëndisur në zemrën time.
Oborri është bërë tërë gjethe e nuk e kam marre mundimin fare ta fshij, le erën vjeshtarake, herë të fortë e herë flladike të udhëheqë gjethet në atë trio portokalli nëntori.
Eh, e ajo trio duket se luan mbi melodinë e vetë shpirtit tim. E shikoj shpirtin tim si një instrument nentorak, që prodhon tingujt e pashtershëm për këtë vjeshtë, tinguj rrëmbyer nga pasioni i gjetheve, jetëzuar nga vallëzimi i tyre.
E, më pëlqen, kur zgjohem herët në mëngjes. Qielli është zakonisht i përhimet ose veshur nga nuancat e rozës. Vendos kufjet në vesh e dëgjoj këngë baladike, nga ato që bëhen një me melodinë e shpirtit tim e shkrijnë dërrmueshëm çdo mur të trishtimit, ankthit e negativitetit.
Eci, ngadalë duke shkelur gjethet e thata që këracin ritmikisht, xheloze se vetëm ato nuk e kishin melodinë e tyre, por gaboheshin'! Dhe pse e rrethuar nga meloditë hyjnore për veshin tim, unë do veçoja melodinë që arrin të më prekë shpirtin; atë të kërcitjes së gjetheve.
Më pas fillon Dielli të shkëlqejë, paçka se mund të jetë freskët. E, unë i buzëqesh teksa shikoj portokallinë e gjetheve nëpër rruge e ndonjë mbetur ende në pemë, të shkëlqejë e bëhet e pashmangshme për sytë e zemrën time.
E dua' e ndoshta këtu mund të betohem për gjithë vjeshtat që kam kaluar, gjithë gjethet e rëna, erën zhurmuese, për vetë nentorin, po, po betohem për nëntorin, muajin e vetëkrijimit tim, që e dua këtë vjeshtë nëntori më shumë se çdo vjeshtë të shkuar.
Këtë vjeshtë dhe shpirti im zotëron vjeshtën, ama, ah ç'vjeshtë se!!S'është vjeshtë shirash, por vjeshtë jete. Është ajo vjeshtë që ti nuk do kurrë të mbarojë; vjeshta e diversitetit të emocioneve e ndjenjave, vjeshta e lumturisë, vjeshta e melodisë ritmike të qeliza të tua, vjeshta e metamorfozës së fluturave që kanë qënë në gjumë, kushedi se për sa vjeshta, vjeshta e nëntorit të vërtetë.
Po, kjo vjeshtë është vjeshta ime e nuk lejoj askënd të hedhë ndonjë kokrrizë acari në te; vjeshtën e shpirtit tim do e mbaj të pacënuar nga i ftohti; do e dënoj me ngrohtësinë gjetharake, ngrohtësine melodike, me ngrohtësinë dashurore.
Ky nëntor është nëntori, ndoshta në të cilin kam rilindur e rimishëruar sa herë që shpirti ka ndrruar banesën, sepse ndiej se rilinda përsëri në këtë nëntor.Mund të ndrroj trup e mendime, ama shpirti e zemra ime do i përkasin gjithmonë magjisë vjeshtarake të nëntorit, sepse unë jam nje shpirt vjeshtarak, një shpirt nëntori i regjur nga lumturia që fal çdo grimcë pamjaftueshmërie.
Më lumturon pamjaftueshmëria kur e di se vetë vjeshta do të gjejë copëzën e fundit të pazëllit për të vjeshtëruar një lumturi nëntori.
DU LIEST GERADE
Luna de Novembre.
SonstigesCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...