Mëkat

32 8 0
                                    

E dashuria na qënka mëkat në këtë botë kaq të pastër. E njerëzit vunë çdo gjë në vijë me jetën e tyre, pastruan çdo gabim, çdo mëkat, u bënë shenjtorë që tashmë do të të gjykojnë për ndjenjat. Ç'jetë!! Ngrenë në piedestal, gënjeshtrën, vrasjen e dhunën. E mbështesin, me gojën plot them që e mbështesin me mentalitetin e tyre, mendimet kaq të vakëta boshe e të tregojnë me gisht për ndjenjat që ke. Turp!! Sa turp qënka të duash!! Ç'krim!' Ç'krim qënka të ndiesh! Po bëhu dhe ti njeri egoist, mashtrues e vrasës që të të respektojnë, mos paragjykojnë. Mos ki ndjenja, se dënohesh, të dënon kjo shoqëri shenjtore; shenjtore e intrigave e bëmave që as ferri s'i njeh!

©️Lunëz🌙

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now