4 vite me ty, 6 muaj pa ty engjelli ynë.
4 vite me ty, 6 muaj pa ty, i vogli ynë.
4 vite me frymë, 6 muaj pa marrë frymë,vogëlush.
4 vite me zërin tënd, 6 muaj pa të dëgjuar zërin, zëëmbëli ynë.
4 vite me buzëqeshjen tënde,6 muaj pa parë buzëqeshjen tënde, shpirt i shpirtit tonë.
4 vite me kaçurrelat, 6 muaj pa parë kaçurrelkat që të binin syve, i bukuri ynë.
4 vite me aromën tënde, 6 muaj pa ndierë aromën tënde ëngjëllore, erëmiri ynë.
4 vite me lëvizjet e tua, 6 muaj pa parë lëvizjet e tua nëpër shtëpi, çamarrok.
4 vite me ty, 6 muaj pa ty.
Sa shpejt fluturon koha vogëlush. Ti linde dhe jetove aq pak, jo mjaftueshëm, sepse fati yt qe i shkruar me ca shkronja të errëta e të ndryshkura në yje. Yjet e tua, qenë katrane e të liga, nuk menduan për ty.
Yjet që mbanin varur shpirtin tënd u shuan kaq shpejt, dreq sa shpejt.
Aq shpejt sa nuk patëm mundësi të ngopeshim me aromën tënde fëminore, me zërin tënd të ëmbël, me ty. Nuk u mjaftuam me ty ëngjëll, nuk mundëm, nuk patëm kohë mjaftueshëm.
Kështu qe për ty, kështu qe për ne.
Ndë shpatullat e mia ende mund të ndiej doçkat e tua që mbaheshin teksa të mbajë në krahë dhe më djegin, përvëlojnë për të ndierë përsëri prekjen tënde.
Dora më djeg, më ka marrë flakë për të të mbajtur, shpirti më është djegur me kohë e zemra nga malli. Malli shkrumbon...
Si u largove aq shpejt? Ti ishe shërimi i çdo plage tonën.
Si u largove aq shpejt? Ti ishe aq i vogël dhe me një zemër të madhe. Dreq! Kur thoje nuk them se kam dhimbje se s'dua të qajë njeri për mua.
Dreq! Më dridhet zemra, shpirti. Rënkon qenia, oshëtin çdo qelizë e imja, e jona.
Si u largove aq shpejt? Ishe aq i vogël për t'u larguar. Oh, sa kohë kishe përpara. Të priste një jetë e gjatë, një sfidë përpara...
4 vite me ty, 6 muaj pa ty o ëngjëll i destinuar për të jetuar në parajsë.
Ti u largove ende pa ardhur mirë, u fike pa ndriçuar.Në tenative për të jetuar, ti nuk ia dole...
4 vite me ty, 6 muaj pa ty.
6 muaj pa ty, 4 vite me ty.
Mizori e fatit! Vrasje e yjeve!
6 muaj pa ty, 4 vite me ty.
Më duket kohë e shkuar, kohë e largët, e paardhshme më.
6 muaj pa ty, 4 vite me ty.
Kështu do të jetë tani e tutje vogëlush! 4 vitet do të mbeten të tilla, por muajt do të ndryshojnë, do të bëhen vite.
6 muaj pa ty, 4 vite me ty!
U prefsh në paqe vogëlush! Ëngjëll i yni!
6 muaj pa ty, 4 vite me ty!
4 vite me ty, 6 muaj pa ty!
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...