I dashur...Ec ditën e dytë të dhjetorit nëpër rrugët e lagura nga shiu i fillim-dimrit; veshur me xheken e zezë teksa duart mban futur në xhepa për t'i mbrojtur nga e ftohta dimërore.
Ec, i dashur dhe dergju mendimeve, ndjenjave e kujtimeve tona, kështu që rruga të të duket më pak e shkurtër;'pritja të bëhet më pak e vështirë;malli të hidhet nëpër kujtime e të na takojë ne të dyve.
Ec dhe mos vështro asgjë tjetër përpos imazhit tim pikturuar dhe në asfaltin e lagur, veç për ty. Hidhi sytë dhe ndonjëherë nga zymtësia e qiellit; e nëse të duket tepër i trishtë, skalit aty buzëqeshjen time; dua të lumturohesh çdo çast. Buzëqesh i dashur; buzëqesh dhe dërgoje esencën e saj tek unë; të zvarritet shpirtazi veç të më vijë...
Ec dhe nxito i dashur...Sepse nuk mundem të pres gjatë pa të parë. Hapat bëji më të shpeshtë, i dashur, nxito për të ardhur tek unë...
Hyr, dhe do më gjesh në rreshtin e fundit të kinemasë, teksa ngultazi vras kohën me filmin që po jepet, duke të pritur ty e duke bërë tak-e-tuke ritmike me këmbë. Nxito i dashur...S'mundem të pres gjatë jo...
Ec dhe nxito i dashur...Aty do më gjesh...Në rreshtin e fundit në kinema.
Eja dhe më përqafo fort kur pa mendje të jem i dashur. Tinëz të mbushem me aromën tënde e vite dritë jetë t'i shtohen këtij shpirtit tim.
Te ndiej krahët e tua rreth trupit tim, i dashur e asgjë në jetë s'dua. Të takohen shpirtat, të shkrihen zemrat nga përqafimi në ditën e dytë të dhjetorit të ardhshëm.
Eja dhe më puth fort i dashur. Të zhytem në magjinë e pasionin që buzët e tua më falin. Të humbas dhe sensin e kohës a qenësisë. Të ndalojë bota e të jemi veç ne i dashur...
Të jemi veç ne, në rreshtin e fundit të kinemasë, që vrasim errësirën e botën bardhë e zi, teksa puthemi atje; në ditën e dytë të dhjetorit, në rreshtin e fundit të kinemasë...
Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.