-Të premtoj se do të të dua derisa petalja e fundit e shpirtit tim të shuhet.-i foli qetë, teksa fytyrën ia mbante ndër duar e e shikonte drejt në sy. E, ajo i buzëqeshi.
Aq shumë dashuri i mjaftonte jo vetëm për jetën që ishte duke jetuar, por edhe për jetën e përtejme, atë të shpirtrave.
E ai, ai i kishte premtuar përjetësinë me dashuri, sepse ajo petalja e fundit e shpirtit të tij nuk do rrëzohej kurrë.
E, nëse një ditë trupi do i vdiste, shpirti jo.
Se, shpirti i njeriut është si energjia, nuk krijohet dhe nuk zhduket si të mos ketë ekzistuar kurrë, thjesht sa zhvendoset nga njëri trup në tjetrin, e ndoshta nga toka drejt qiellit.
Ai e donte me shpirt, jo me trup e zemër.
E donte me pavdekësinë e tij.