Mëngjes tetorak,
Po, po, sot ishte vërtet i tillë
Se rrezet e Diellit nuk më ledhatuan fytyrën në mëngjes.
Nuk ndieva cicërima zogjsh ashtu si në pranverë
Nuk zura sytë që drita mos më zgjonte
Këtë mëngjes tetorak
Bota ishte kaotike
Ose të paktën kështu dukej
Që prej dritares satanike
Këtë mëngjes tetori
U zgjova herët, nuk kishte aguar
Na, errësire e regjur përjashta
U çova ngadale nga krevati
Shtriqa trupin e gogësiva lehtas
Vendosa shputën e zbathur të këmbës mbi pllakat e dëborëta
E menjëherë ndieva mishin të kokrrizohej
U drodha! U drodha!
Ca nga flokët e qullta
Të pathara nga dushi i orës 2 natën e kaluar
Hynë papritmazi në shpinë
U drodha! Morrnica shpirti, ashtu si dhe trupi!
Megjithatë vazhdova drejt dritares.
Errësirë që përthyhei nga dritat e zbehta të rrugëve
Erë e tërbuar lakmitare
Përplaste asgjënë mbi diçka
Përplaste dhe boten mbi padukshmëri
Kaos! Shkunden pemë e degë
Telat elektrikë ja kanë marrë valles
Thua do këputen?
E do përvëlojnë ethshëm tërë vendin.
Kaos! Shi i rrëmbyer vjeshtarak
Na, bëhet njësh me erën
Vallëzon tangon tetorake
Pa mëshirë! Lëmazhdë! Rrëmujë!
Xhanxhi! Kurrkush s'lëviz!
Mort! Agim mortor'
Çdokush shtrëngon jastëkun pas vetes
Askush s'shikon agoninë prej dritares sime
Përveç meje.
Unë...Shikoj agimin të nemitet dalëngadalë
Të largojë monotonueshëm drita errësirën
Era vazhdon. Kaosi fillon zbardhet!
Rrëmuja merr jetë.
Gjeli i parë...
E çau heshtjen shurdhuese që era kish' pllakosur.
Heshtje! Ç'heshtje, se
Veshët të alurinin,
Ama heshtje qe.
Më shumë dritë
Më pak...Sa pak humbëtirë
Asgjëja filloi të mbushej
Bota të merrte formën gënjeshtare të mëparshme
Flokët m'u thanë
Errësira u dëbua
Rrugët s'dukeshin më si qëndresë ferri, pushtuar nga turbullira
Era s'dukej si ninullë djalli
Të lagura dukeshin, e qetë dukej
Sikur një natë e ftoht' kish' kaluar.
E, jo sikur atë natë
Ferri kish dalë nga ekulibrat
Ish shkrirë me tokën, tokën.
Çupëlina tinëzare n'dritaren satanike
E pa, vështroi agimin të zbehte errësiren
Vështroi gënjeshtrën të vishte të vërtetën.
Botën të shuhej.
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...