E kish ngelur e vetme me vetminë, ulur në dhomën më të errët të jetës. Zhytur qëndronte humbur në mendimet e së shkuarës teksa shikonte tymin katran të cigares që përdridhej me tërë gurdullinë krijuar në mendjen e saj e papritur vishte çdo grimcëz të shpirtit të saj. Vetmia...E vetmia shkrihej në notat e gjakut, teksa si helm shpërhapej në të. E vrisnin kujtimet, si një thikë e përgjakur, që shpirtin ta merr, ta grin, e dreq..., s'ta lë...
E ajo thurte ende lehtë-lehtë kujtimet me lotë e cigare...E priste e gjora të riktheheshin ndonjë ditë në momente, teksa qëndronte ulur, me sytë në dritare. Priste,.,priste në agoni, në dhimbjen therëse të shpirtit. Priste që kush iku të kthehej e t'i sillte buzëqeshjen e vjedhur. Priste që kujtimet të ktheheshin në momente. Priste që shpirti i plakur, përsëri të buzëqeshte e jo drejt vdekjes mos shkonte, por të rilindte.
Priste e priste...Priste në karrigen e agonisë të vetë jetës, përzier me tymin e vetmisë, esencën e deshpërimit e pasqyrën e realitetit...Priste...
©️Lunëz🌙
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...