Ka nga këto netë kur mendimet godasin vrullshëm shpirtin tënd, thyejnë ato pranga me të cilat ti i ke burgosur dhe tentojnë të rrëmbejnë shpirtin.
Duket sikur çdo fije force, mbledhur me kaq vështirësi, shkatërrohet e varroset në atë pus dhimbjesh e lotësh.
Duket sikur çdo fije shprese mbledhur si lulet mes gjembave e ferrave, vyshket e thahet sikur mos ketë jetuar kurrë.Janë pikërisht këto netë në të cilat ti fillon të vesh në dyshim ekzistencën tënde, fillon ngre kokën nga qielli dhe lutesh që edhe ti të ndriçosh si një yll mes yjeve e jo të bëhesh një lule e vyshkur më shumë në këtë skëterrë që jetojmë.
Kthehesh ne retrospektivë. Të mungon koha, të mungojnë çastet, të mungojnë njerzit, te mungon lumturia...
Ndonjëherë thua sikur koha të mos kishte kaluar, të kishte mbetur aty kur edhe ti ishe e lumtur, aty ku edhe ti buzëqeshje me shpirt, se ishe e plotë.
Janë këto kur nuk të ndodh asgjë, përpos rrjedhës së pashtershme të mendimeve që të mbysin pa mëshirë.
Keto netë kur ti mendon se je nje personazh librash, se një shkrimtar zemerkeq po luan pisët me jetën e fatin tënd.
Mendon se fati yt nuk është shkruar nga yjet, se kurrsesi ata nuk mund të tregohen kaq të këqinj, mendon se fati është shkruar nga dora e dikujt.
Dhe ti pret... Pret që personazhit tënd t'i vijë ai fundi i lumtur, ku për ty të shkruhet,
"Dhe ajo jetoi e lumtur përgjithmonë..."
![](https://img.wattpad.com/cover/145163976-288-k696400.jpg)
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...