Mesnatë fundnëntori
Lagur nga shirat e fundit vjeshtarakë
Trazon mendimet e përgjumura
Zgjon trurin e mykosur
Lëvron ujëvarën brenda meje.
Sa shpejt me furi më rrëmben
Ashtu si piklat e shiut këtë natë
Që ethshëm puthin gjithë pasion
Asfaltin nëntorak.
Hënën s'e gjej dhe nuk më mungon sonte
Se ka zënë vend në epiqendrën shpirtërore,
E di që gjum po bën
Ashtu si ti.
Zgjas dorën pa ngurrim në hapësirë.
Hapësirë e tejskajshme qiellore
E lejoj.
Lejoj shiun të dashurojë pasionshëm
Dhe lëkurën time, të brishtë.
Nuk e thyen, nuk e kris
Dhe shiut i dhimbset ky shpirt i ri
Ky shpirt që në guackë ështe izoluar
Nuk ka dëgjuar ky shpirt ende
Jehonën vajtuese të lendimit a zhgënjimit
Zhurmën buçitëse të gënjeshtrës
Gërhitjen agonitëse të dyfytyrësisë
Oh, jo! Ende jo duke parë që bota
Sinonim i tyre po bëhet,
Por ky shpirt, jo!
Është fshehur deri më sot, por jo më
Vendosi të dalë hapur
Të luftojë trimërisht me botën
Pa u fshehur, pa u tulatur
Ashtu si shiut i hodhi lëkurën
Ashtu dhe botës do i hedhë qenësinë
Le të krisem, të shkatërrohem
Le të ftohem dhe sonte nga shiu
Le të qaj, bashkë me qiellin
Të gaboj, dreq! Dua të gaboj
E le të shkatërrohem,
E marrë s'jam që kërkoj me ngulm
Blunësinë e shpirtit tim,
Ama kështu dhemb, dreq sa shumë
Perfeksioni shpirtin ta gërryen
Ta ha, ta ngacmon thellë
Ndien dhimbje çdo ditë
Perfeksioni të rrënon e ronit
Të le shpirtin pa shpirt,
E le të gaboj dreq, të gaboj
Le të lagem nga shiu, prapë do të thahem
Le të gënjehem nga njerëzit, prapë do besoj
Le të shkatërrohem, prapë do shërohem
Le të bie, prapë do ngrihem
E di çka ndryshe do jete?!
Nuk do jetoj në një gënjeshtërt izoluese
Do jetoj realitetin
Do ndërtoj themelet e jetës,
Do gaboj, do jetoj!
Ashtu si shiu fundnëntorak,
Me të njëjtin pasion demoniak
Që gjithësine puth e përqafon
Dua të gaboj, të jetoj.©️Lunëz🌙
BẠN ĐANG ĐỌC
Luna de Novembre.
Ngẫu nhiênCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...