Drite milionash

93 1 1
                                        

Në agoni e zhytur,
Përjet' e destinuar,
Mes ndriçimit verbues t'milionave
E dritës së arit helmatosk'
Gurë të çmuar,
Ah, sa dhimbkeni,
Nga afër t'ju vrojtosh.
Mos! Mëkat!
Sa shumë m'dhembkan syt'
Syt' a qenia
S'mundem ta kuptoj
Veçse pasqyra e kujt,
Jan' syt', pa mirë...
E lumtur do thoja,
Me sy të rreshkur
Nga errësira...
Paçka dritës rrëzëllitëse,
Që floriri bën.
Dritë rreth,
Errësirë brenda
Shpirti mbushur me munges'
Munges vrastare
Deri në plakje,
Shkrumb! Katran! Errësirë!
Dhe pak aromë vdekje
Gërshetuar me aromën
E ksaj t'mallkuare
Letre me vlerë...
Vlerë debitore
Ndaj dritës së syve
Duke u falur përjet'
Terrin etharak!
E jeto
E zhytur
N'pendesë
Për botën që vetes i shembe
E botës që veten i rrëzove
Veç nga fryma
Frymë tinëzare
E universit mëkatar'
Epshor ndaj asaj letre.
E ti jeto,
N'mendime e zhytur
Se sa drite
Syt' mund t'kishin pas
Ëndërro vocërrake!
Veçse jo si m'parë
Me dritë n'shpirt
E forcën ujëvarë!
Ëndërro vocërrake
S'është më përrallë,
E zezë n'shpirt
E me dritë të tharë...

Luna de Novembre.Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora