-Nuk mundem më.- shfryu lehtas teksa ktheu dhe njëherë shishen e tekilës kësaj here për ta pirë me fund. Ndjeu grykën t'i digjte e ajo djegie u përcoll deri në stomak, shkoi në çdo qelizë të trupit të saj e kjo e bëri që të mbyllë sytë nga dhimbja, për të dalë ca lot të pavetëdijshëm nga sytë e saj tashmë të bëra flakë të kuqe.
Në dorën tjetër mbante një cigare, tymi i së cilës bashkohej me errësirën e asaj nate, me dhimbjen e atij shpirti të braktisur.
E thithi njëherë duke gëlltitur tymin sikur të donte ta ftonte vetë murtajën në trupin e saj. Nuk i interesonte më jeta e saj, e për çfarë ta donte?! Ta shikonte vetveten sesi venitej çdo ditë e nga pak? Apo të shikonte dhimbjen ta gllabëronte çdo ditë, t'i dhuronte dhimbje në çdo çast.
E ngriti dhe njëherë shishen, por asnjë pikë alkool nuk ra tashmë në gojën e saj kështu që e flaku tutje duke e përplasur pas murit përballë, duke e bërë copë e çikë së bashku me disa shishe a gota të tjera të copëtuara tashmë.
Kundërrmonte erë alkool ajo dhe tërë dhoma. Rrinte ulur në dyshemenë e ftohtë pisk e lakuriq pa e vrarë mendjen se trupi i ishte bërë morrnica e mavi nga i ftohti i dhjetorit. Nuk e vriste mendjen për ngricën që kishte veshur dhe dritaret e vogla të asaj dhome.
Ashtu, e dërrmuar futi dorën poshtë krevatit e, nxorri bllokun e zi. Filloi të shkarravisë pa kuptim, rrëmujë ashtu si shpirti i saj e as vetë nuk e shikone çfarë po shkruante se errësira e dhomës nuk ia lejonte, megjithatë shkarravinat e bënin të ndihej mirë.
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...