Tradhëtia

46 6 2
                                        

Me njat' forc' që dashuroi
Tash po mundet të urrejë
E njat' zemër që ia dhuroi
Ia mori mbrapsht, e më se kthej'
E brishtësinë e atij shpirti t'ri
Më s'e gjente në vetvete
E humbi kur at' q'kish dashuri
E gjeti zemren t'ia falte një tjetre.
Buzët bashk' e shpirtat shkrirë
Veç se s'ishte më me të
Ajo mbeti si e ngrirë
Për të gjorën dritë s'kish më.
E kur jetën për të jepte
Me njat' ndjenjë dashurore
Tash shpirtin e tij po rrjepte
Me njat kamë mortore.
E kur zemra tradhëtohet
E kur shpirti më s'frymon
E kur dashuria zëvëndësohet
Dhimbja nga vetja të ndërron.

Luna de Novembre.Donde viven las historias. Descúbrelo ahora