Që kur kam qënë e vogël kam dashur të eci drejt një rruge të pafundme, të shikoj ylberin ta kaloj e të bëhem djalë. Gjithmonë kam dashur të jem djalë e të bëj ç'të dua, pa e vrarë mendjen për asgjë.
Ama, tani që shikoj drejt asaj rruge, në ylberin shumëngjyrësh nuk shëmbëllej me dëshirën për t'u bërë djalë por shikoj sesi çdo ngjyrë përshkruan një copëz të shpirtit të një femre.
Të dashura vajza! Mos u përpiqni të shikoni grinë në ngjyrat plot jetë të ylberit.
Kapini ngjyrat e ylberit duke ngjyrosur shpirtin me to e më pas do shikoni që nuk ka shi që lan atë bojë të përjetshme.

YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...