Words.

77 14 6
                                    

Pas çdo fjale që thoja ndieja që zemrës i largohej nga një copëz e saja pak nga pak.

Gëlltitesha dhe mbysja lotët me britmat e fjalët që tashmë kishin humbur udhën e tyre, po çthureshin rëndomtë duke dalë sica shigjeta të helmatisura gati për të gllabëruar në një hije mortore çdo gjë që gjenin.

E dija që po e teproja, por veten më s'e kisha nën kontroll; dukej sikur një forcë e huaj e llahtarshme kishte marrë nën kontroll trupin e shpirtin tim, po luante aq ashpër duke më përdorur mua.

Dëgjoja kundërpërgjigjet e fjalëve që villja e zemrën ma thyenin dyfish.
Sytë m'u errën e nuk e doja më atë trup që më dukej i shëmtuar, i shpifur, jo i imi.

U arratisa nga sytë këmbët duke lypur vetminë.

Ajo çka kisha nevojë ishte vetem pak kohë me veten; ta qortoja e thosha se më kishte rrëshkitur nga duart; po më largohej.

Më në fund lotët që deri tashmë kisha fshehur pas britmave shpërthyen si një rrebesh i nxehtë.

Ai rrebesh më goditi ashpër me po të njëjtat plumba që unë kisha qëlluar.

Vonë...Oh, sa vonë...fjalët kishin plagosur, plaga s'kurohej më.

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now