Njeriu nga vete natyra e tij vazhdimisht perpiqet per te pasur nje jete sa me te mire, por nuk mund te kete kurrsesi ylber nese me pare nuk ka rene shi. E eshte pikerisht ky shi qe ne duhet te dime si ta perballojme; te rrime poshte nen nje cader, te qajme sebashku me shiun per te fshehur lotet, te kerkojme per cadren derisa ta gjejme apo te lagemi ne shi duke e sfiduar shiun.
Vazhdimisht ne jemi ne lufte te vazhdueshme me shiun, por nese qendrojme nga dritarja dhe e imagjinojme se si do e kishim perballuar shiun; ndoshta me nje filxhan caji te nxehte ne duar, prane sobes se zjarrit, me siguri qe nuk mund ta mendojme sesi. Thjesht mendojme se do mund te ishim rrezuar ne eren e forte qe do kish'nisur e ndoshta zvarre do ishim hequr per pakez meshire qe shiu te pushonte.
Keshtu ndodh dhe me jeten tone. Ne shikojme veshtiresite e jetes se te tjerve dhe mendojme se sa te forte jane disa njerez. Shpesh themi se nese do kishim qene ne ne vendin e tyre ndoshta nuk do mund ta kishim perballuar ashtu, thjesht do dorezoheshim e do rrezoheshim te pashprese, por sa e verete eshte kjo?! Perse te tjeret munden dhe ne jo?!
Hero mund te behesh dhe ti, mjafton qe te gjendesh ne te njejten situate. Mund te behesh dhe ti pasqyrimi i forces qe deri dje admiroje tek te tjeret, sepse ne situata te veshtira, kur jeta nuk te jep shume zgjidhje, ne thjesht veprojme per te dale nga thellesite qe jemi zhytur. Mund te bejme gjera te cilat na jane dukur te pamundura apo te peaperballueshme per ne, sepse forca e njeriut fle thelle brenda cdokujt, mjafton qe zgjidhja e vetme te mbetet forca.
E kur zgjidhja e vetme qe te jepet ne jete eshte te jesh i forte dhe te luftosh,atehere mund te besh gjera qe te bejne te ndihesh hero i vetvetes, ta kapesh veten fort per dore dhe te triumfosh mbi vete jeten.

VOCÊ ESTÁ LENDO
Luna de Novembre.
DiversosCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...