E mallkuar! E dënuar! Të jetoj pambarimisht në dëshpërimin që është vetëquajtur si jetë.
Përse kështu? Përse këtu? Përse jo diku tjetër, në ndonjë dimension a kohë tjetër?
Dëshiro, o i imi shpirt i burgosur lirinë dhe, ndoshta një ditë do e fitosh atë.
Dëshiro, o i imi shpirt i trishtuar lumturinë dhe, ndoshta një ditë do ushqehesh me të...Sa keq! Sa keq që deri atëherë ushqehesh me ca lotë të nxehtë si të ishin magmë e shpirti jot një vullkan vajtues.Vajtues...Vajtues për të gjorin fat shkruar me ca gërma të ndryshkura në yje. Vajtues për të flamosurin mallkim që i ra; të jetojë në këtë kohë dhe në këtë vend.
E urrej, dreqi e marrtë! Them se nuk urrej askënd, por sot kuptova se ndoshta urrej gjithkënd duke urryer vendin dhe kohën,sepsr jemi ne, njerëzit komponentët krijues të të mallkuarit realitet që jam duke jetuar.
E urrej këtë dreq vendi dhe kohe, ku je i prangosur të jetosh, ku dallimi i vetëm nga një i burgosur qelie, është se ti nuk ke bërë asnjë krim dhe përsëri qëndron burgosur në këtë dimension famëkeq, të helmatisur.
Cili ishte krimi im për ndëshkimin që më është dhënë qysh sytë kur i çela? Që linda?
Cili ishte krimi im? Që pata shumë ëndrra, shumë më shumë sesa vetë universi nxë?
Cili ishte krimi im? Që shpirti im donte liri?
Cili ishte krimi im? Që doja të jetoja dhe jo të merrja frymë?
Cili? Cili, për dreq?
Të dalë dikush dhe të ma thotë ç'krim kam bërë që vuaj dënimin si e burgosur e universit, lidhur kokë e këmbë me këta zinxhirë të hekurt të cilët fati duke luajtur rolin e gjyqtarit m'i vendosi.
Por...Betohem! Betohem se do e gjej forcën të thyej zinxhirët. Do të bëhem unë avokatja e shpirtit tim që do rrëzoj vetë gjyqtarin nga froni duke e rimarrë në dorë fortesën time; jetën dhe lumturinë. Do bëhem padrone e vetvetes, unë, unë dhe askush tjetër, as fati, as yjet!
E nëse yjet do kundërshtojnë do fshij çdo gjë shkruar me gërma të errëta e do rishkruaj epitalin e jetës sime ndë yje me gërma të arta.
Le të bëhet çorap galaktika! Le të jehojë universi! Le të buçasë dimensioni!
Të zvarritet zvarrë koha e vendi! Shpirti im do jetojë i lirë!Shpirti im do buzëqeshë!
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...