Në krahët e tu u mbështeta,
Ajo ngrohtësi që ti më fale,
Mendova:"Për mua kjo është jeta"
Ti më pe në sy dhe u ndale.
Vure re që në sy kisha lot,
Por aspak nuk doje t'ia dije,
"Kështu nuk vazhdojmë dot",
U largove dhe vetëm do te më lije.
Që atë ditë vetminë e kam shoqe,
Që atë ditë kur zemra rrahu papushim,
Që atë ditë kur nga unë dorë hoqe,
Që atë ditë ku asgjë s'kish më kthim.
By : DaniStilinski
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...
