Dita qe te dyja kishin pritur aq shume, erdhi me ne fund. Sot do te vinin ne zbatim planin e tyre. Sot Katrina do te shpetonte nga kthetrat e Feliksit dhe Aleksa do te shpetonte nga Katrina.
Plani ishte fare i thjeshte. Feliksi bashke me njerezit e tij me te afert kishin nje pune te rendesishme sot dhe do te ishin tere diten jashte shtepise. Aleksa do te hutonte rojet e portes dhe do te prishte kamerat. Katrina do te shfrytezonte kete gje dhe do te dilte nga shtepia.
Dhe keshtu ndodhi. Sapo Feliksi me te tjeret dolen nga shtepia, Aleksa beri pjesen e saj te planit. Katrina u largua me vrap nga vila e madhe.
Ne fund te rruges , duke pritur per te, ishte nje makine. Aleksa kishte paguar dike te jashtem qe ta merrte nga shtepia dhe ta conte ne aeroport. I kishte dhene disa para Katit me te cilat ajo mund te blinte nje bilete dhe te kthehej ne Amerike.Plani kishte qene i thjeshte dhe perfekt. Cdo gje kishte shkuar me sukses. Te dyja vajzat ishin jashtezakonisht te lumtura.
Mirepo, kishin festuar shume heret. Ate dite kishte ndodhur dicka qe nuk ndodhte kurre. Feliksi ishte kujtuar ne gjysme te rruges qe nuk e kishte armen me vete dhe ishte kthyer per ta marre.Armen e kishte harruar mbremjen e kaluar ne dhomen e Katrines. Kishte hyre ne dhomen e saj dhe ishte habitur kur nuk e kishte gjetur aty. Ajo dilte nga dhoma e saj vetem per te ngrene.
Pyeti sherbyeset dhe ato i thane qe nuk e kishin pare. Kontrolloi tere shtepine, perfshire dhe oborrin por nuk e gjeti. Inati dhe zemerimi e pushtuan te terin. Ajo kishte guxuar te arratisej. Ajo kishte guxuar te largohej nga ai.Sic duket nuk kishte qene mjaftueshem i ashper me te. Po te kishte qene , ajo nuk do te kishte guxuar kurre te bente dicka te tille.
Do e gjente. Shume shpejt madje. Dhe atehere, mjere skllavja e tij e vogel.
Cfare kishte per te hequr ne doren e tij?Pa kamerat e oborrit. Asnje gjurme nga ajo. E kuptoi qe dikush e kishte ndihmuar. Ajo nuk do te kishte mundur kurrsesi te largohej e vetme.
Me pas pa kamerat e rruges. Nje makine po kalonte ne rruge. Ishte nje makine aspak ne gjendje te mire. Rrallehere kalonin makina ne ate zone. Ishte shume larg nga qyteti dhe shtepite ishin shume te pakta dhe shume larg nga njera - tjetra. Ishte nje zone teper e pasur dhe nje makine e tille bente kontrast.Cdokujt tjeter do ti ishte dukur dicka e parendesishme por Feliksi kishte syrin dhe mendjen me te mprehte qe dikush mund te kishte. Ai shfrytezonte edhe gjerat me te hollesishme.
******
Katrina vahdonte te qendronte ne ate fllusken e lumturise se saj pa e patur idene qe shume shpejt ajo lumturi do te venitej.
S'duhej ti kishte besuar Alekses. Ajo nuk luante paster. Nuk kishte bese.
Dhe si nje neperke qe ishte, kishte thurur nje kurth per Katrinen.- Dhe sa na duhet qe te mberrijme ne aeroport?
Pyeti ate burrin e frikshem qe po i jepte makines.
Si kishte dhene fare pershtypje te mire ai burre por kishte qene e detyruar te hipte ne makine. Edhe tani qe po udhetonin ne te njejtin mjet, nje gjendje ankthi e kishte pushtuar.
Ai nuk foli fare por vazhdoi te ecte derisa ndali ne nje vend te braktisur.
Aleksa nuk e kishte urdheruar qe te shkonin ne aeroport. Ajo e dinte qe Feliksi do ta kerkonte dhe do ta gjente. Prandaj e kishte urdheruar njeriun e saj qe ta conte te nje vend te braktisur e ta vriste.Hapi deren e makines dhe e nxori me force Katrinen qe aty. Do ta vriste por me pare do te kenaqej pak me te. Ajo ishte femra me e bukur qe ai burre barkthare dhe ordiner kishte pare ne jeten e tij mjerane.
- Me lesho, te lutem!
I lutej me lot nder sy ajo.
- Pse moj bukuroshe? Thjesht do te argetohemi pak.
Dhe ju sul si kafshe e eger.
Mblodhi ato pak forca qe kishte dhe e goditi me gju ne zonen e tij mashkullore. Ai u shkeput prej sa dhe filloi te shante i terbuar. Katrina u perpoq te largohej por ai nxorri nje biçak nga xhepi dhe e kercenoi me te.Por ajo nuk e degjoi. Tentoi serish te shkeputej nga ai dhe kete here e pesoi. Ai i nguli bicakun ne stomak. Lotet filluan ti dilnin nga dhimbja. Gjaku filloi te perhapej ne bluzen e saj.
- Moj kucke! Une doja vetem te argetohesha pak por meqe nuk do, po e mbaroj punen direkt. Pershendetu me kete bote, vogelushe.
Ai i kishte drejtuar armen ne koke. Do te vdiste. Keshtu do te ishte fundi i saj. U dorezua dhe e pranoi fatin e saj. Mbylli syte dhe po priste plumbin vdekjeprures.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...