U ndje tmerresisht fajtor kur lexoi faqet ne te cilat ajo kishte shkruar per te gjithe dhimbjen qe ai i kishte shkaktuar . Veprimet e tij ndaj saj kishin qene te pafalshme. Ajo nuk i kishte merituar kurrsesi.
U gezua shume kur lexoi rreshtat ne te cilat ajo ishte perpjekur per ta kuptuar e justifikuar. Ajo kishte marre mundimin qe te zgjidhte jeten e tij dhe te shkuaren e erret.
Ndjeu cdo emocion te Katit. Here ndjeu trishtimin e dhimbjen e saj. Here u ndje konfuz sic ndihej ajo kur kishte shkruajtur tere ato faqe.
Ne cdo faqe qe kalonte, i jepte pergjigje nje nga pyetjeve te tij. Por pergjigjet per pyetjet e tij kryesore e mori vetem ne kapitullin e fundit te ditarit te saj.
As vete nuk e kuptoi se ne cilin moment filloi te buzeqeshte si i marre. Buzeqeshje te tille, aq te ndritshme e aq reale, Feliks Xhordan nuk kishte vene kurre ne fytyre. Ishte hera e pare qe buzeqeshte me tere zemer.
E lexoi dy here kapitullin e fundit, si per tu siguruar qe cdo gje qe kishte lexuar ishte e vertete e jo nje iluzion i syve te tij. Jo nje loje e deshirave te tij me te medha.
Aq i lumtur nuk ishte ndjere asnjehere. Keto faqe ditari i kishin falur lumturine me te madhe qe kishte ndjere. Buzeqeshi serish dhe dukej se buzeqeshjet do te ishin me te shpeshta ne fytyren e tij qe tani e tutje.
Me ne fund Feliksi arriti te vrase fantazmen e se emes.
Ishte nje femer ajo qe e shkaterroi dhe e beri te urreje te gjitha femrat.Ishte perseri nje femer ajo qe e rindertoi dhe zhduku urrejtjen qe ai kishte per femrat.
Mes ketyre dy femrave, ama ishte ne mes nje galaktike e tere. Ishin dy polet e kunderta te jetes se tij.
Mbylli bllokun i lumtur qe me ne fund kishte shpetuar nga e ema.
Ju kthye serish televizorit, pritjes per lajmin e marteses se tyre. Vertet nuk e kishte ndermend te paraqitej ne dasem por nuk eshte e nevojshme te jesh prezent ne nje dasem per ta shkaterruar.
Pa oren dhe buzeqeshi me veten.
-Tani fillon shfaqja.
****
Punonjesi i gjendjes civile po mbante fjalimin e tij. Te ftuarit po prisnin me padurim celebrimin e ciftit. Vete ajo nuk e kishte mendjen fare se cfare po thoshte ai. Kishte nje parandjenje te cuditshme. E njejta parandjenje qe kishte patur diten kur policia e shpetoi. Parandjenjen se dicka e madhe do te ndodhte.
Dhe ashtu sikurse ate dite, edhe sot nje gje e madhe do ti jepte perseri kthese jetes se saj.
Punonjesi i gjendjes civile nuk e kishte mbaruar akoma fjalimin e tij kur nje ze e nderpreu dhe beri qe te gjithe te ftuarit, perfshire ketu edhe ata, te kthenin kokat e te shikonin kush ishte ai i paftuar.- Na falni per nderprerjen por kemi nje urdher arresti qe duhet ekzekutuar menjehere.
Ishin disa oficere policie. Te gjithe dasmoret filluan peshperitjet mes tyre.
Kush te ishte valle personi per te cilin ata kishin ardhur?
- Henri Warren. Jeni i arrestuar. Duhet te vini menjehere me ne në komisariat.
-Cfare dreqin eshte ky skandal? E dini ju kush jam une? Si guxoni te nderprisni dasmen e tim biri me budallalleqe te tilla.
Foli ai me arrogancen dhe gjakftohtesine qe e karakterizonte.
-Jeni i arrestuar zoteri. Per cdo paqartesi flisni me prokurorin. Ne kemi urdher t'ju cojme menjehere ne komisariat.
Te ftuarit u habiten edhe me shume kete here. Por habia e tyre nuk krahasohej me habine e Landos.
-Prit pak. Pse po e arrestoni? Cfare ka bere?
-Babai juaj ka urdheruar rrembimin e znjsh. Katrina McMara, si dhe eshte pergjegjesi per plagosjen tuaj.
Disa pasthirrma habie u degjuan. Njerezit kishin mbetur gojehapur. Skandal te tille nuk kishin degjuar me perpara.
-Duhet te jeni gabuar. Babai im nuk do e rrembente kurre Katrinen. Aq me pak te me vriste mua.
Vertet kishte patur gjithmone nje maredhenie teper te tensionuar dhe aspak te mire me babain por jo deri ne ate pike qe ai ti bente dicka te tille.
Ai ishte babai i tij. Sado njeri arrogant dhe i poshter qe ishte, nuk do e lendonte ne kete menyre djalin e tij te vetem. Duhet te ishte ndonje gabim. Patjeter kjo ishte.
-Me vjen keq zoteri por kemi prova bindese. Babai juaj, jo vetem rrembeu te fejuaren tuaj por edhe e shiti madje. Per sa ju perket juve, plagosja juaj nuk ishte e qellimshme.
-Eshte e vertete kjo Henri?
Bertiti babai i Katit.
Valle te ishte e vertete qe miku i tij te ishte fajtori per vuajtjen e tyre?
-Sigurisht qe jo Uill. Jane te gjitha shpifje. Pse duhej te rrembeja te fejuaren e djalit tim dhe vajzen e shokut tim?
Kati kishte mbetur e shokuar. Nuk e kuptoi se ne cfare momenti ngjarjet moren kete rrjedhe.
Henri Warren i qe dukur gjithmone nje njeri i ftohte dhe i pacipe ne shume raste. Ajo e dinte mire se sa deme i kishte shkaktuar ai Landos. Por perseri, kjo ishte e pabesueshme. Ai nuk mund t'ja kishte bere kete djalit te tij.
- Zoti McMara! Kemi pergjime telefonike dhe deshmitare te sigurte qe Z.Warren e ka rrembyer vajzen tuaj per motive xhelozie ne biznes dhe inate te tjera personale. Me vjen keq per ju por eshte e vertete. Ky njeri ketu eshte pergjegjesi per rrembimin e vajzes tuaj.
Toni i oficerit ishte kategorik. Ai e kishte bere me te vertete kete gje.
Prinderit e Katit kishin mbetur te tromaksur.Mamaja e saj filloi te qante por kete here jo nga gezimi. Njeriu qe ata kishin konsideruar si mik per vite kishte qene shkaktari i vuajtjes me te madhe qe ata kishin perjetuar.
Kurse Katrina ndjeu vetem nje inat dhe nje mllef te jashtezakonshem qe i pushtoi cdo qelize. Ky njeri qe ishte gati duke u bere vjehrri i saj, ishte gati duke marre nje pozicion te ngjashem me babain per te, ishte ai qe e pat denuar me torturat me te medha. Ishte ky njeri qe i kishte vjedhur lumturine dhe e kishte zhytur ne nje det mundimesh e lotesh.
Do te donte ti bertiste me te madhe. Ti uleriste ne surrat. Ta godiste me tere fuqine. Te shfrynte tere dufin qe kishte perbrenda. Por nuk kishte fuqi. Ishte teper e paralizuar nga lajmi dhe as lotet nuk i dilnin.
Por shoku, inati, vuajtja qe ndjenin te tere se bashku nuk mund te krahasohej dot me ate qe ndjente Lando. Kishte dashur te besonte qe ai nuk e kishte bere kete. Por ishte e kote. Ai e kishte bere.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...