Ai e kishte sjelle ketu ku ishte sot. Ai e kishte bere ne njeriun e pameshirshem qe ishte sot. Ai e kishte shnderruar ate kopilin e pastrehe dhe pabuks ne bosin me te madh te Londres. Ai e kishte shnderruar ne Feliks Xhordan.
Shkundi koken per tu shkeputur nga ato mendime.
Nuk e dinte as vete se pse po i kujtoheshin keto gjera. Urrente veten qe thelle thelle akoma ndjente dhimbje per te shkuaren e tij. Urrente veten qe nje pjese e vogel e atij femijes se vogel e te vuajtur, jetonte akoma ne shpirtin e zi e te pathyeshem te Feliks Xhordan.
" ARSYEJA QE TE MORA PRANE VETES DHE TE BERA NE KETE QE JE SOT, ISHTE SHIKIMI YT. NJE SHIKIM I EGER. SHIKIMI I NJE NJERIU QE NUK KISHTE ASGJE PER TE HUMBUR. SEPSE VETEM ATEHERE KUR NJERIU NUK KA ASGJE PER TE HUMBUR, ATEHERE DEL FITIMTAR NE JETE."
*End of flashbacks
Keto kishin qene fjalet e Zakarise kur e kishte pyetur se pse e mori prane vetes. Marredhenia me Zakarine ishte e komplikuar. Ai ishte shume i ashper me te por jo fizikisht. Ai e kishte mesuar te vriste. Te torturonte. Te behej i pameshirshem. Por i kishte dhene mbiemrin e tij. E kishte bere trashegimtarin e tij.
Aty kishte njohur edhe Edrikun qe asokohe ishte 24 vjec. Ne te kishte gjetur nje mik dhe nje njeri te afert.
Me pas, pas vdekjes se Zakarise, ai kishte marre ne dore bizneset e tij ndonese ishte vetem 21 vjec. Edriku qe shnderruar ne krahun e tij te djathte. Feliksi e kishte cuar emrin e tij me lart se emrin e Zakarise. Ai ishte bere me i madh se ai.Ishte kthyer ne ate lagjen e harruar te tij. Ishte kthyer per te denuar te emen. Do e vriste por fatkeqesisht jeta e kishte bere kete gje perpara tij. Ajo kishte vdekur. Kishte pire shume dhe i kishte dale perpara nje makine naten.
Ishte terbuar. Kishte deshiruar ta mbyste me duart e tij ate bushter te mallkuar.
Mori nje shishe uiski dhe filloi te pinte. Po pinte ai femija i lenduar brenda tij. Po pinte per dhimbjen qe kishte qene jeta e tij. Piu dhe piu.
Ai nuk kishte faj qe ishte i tille. Fajin e kishte nena e vet bushter. Fajin e kishte Zak bastardi.
Fajin e kishte Zakaria qe mori nje adoleshent te thyer dhe e ktheu ne nje makine vrasese.Feliksi nuk kishte asnje faj. Fajin e kishte bota. Ata kishin vrare nje femije dhe kishin krijuar nje monster. E tani duhet te perballeshin me vepren e tyre.
Bota duhej te gllaberohej ne terrin e tij.
Nuk e dinte as vete se kur kishte qene hera e fundit qe ishte dehur. Kishte kaluar shume kohe. Dhe nuk e kuptonte se pse po pinte pikerisht tani. Pse e shkuara kishte gjetur pikerisht kete moment per ta torturuar.
Me pas dicka i erdhi ne mendje. Nuk po llogjikonte fare per shkak te pijes perndryshe nuk do ta bente kurre ate qe kishte ndermend.-Ajo e ka fajin. Ajo po mi sjell keto mendime ne koke. Ajo, ajo, ajo !!
Nje zhurme jashte dhomes se saj e zgjoi nga gjumi. Shtrengoi fort jorganin. Ishte e frikesuar. Degjoi hapa te renda qe afroheshin drejt dhomes se saj.
Kush te ishte dhe pse po bente aq zhurme?
Dera u hap dhe brenda hyri ai. E kishte menduar qe mund te ishte ai por kjo gje vetem ja shtonte me shume friken.
C'donte ai ne dhomen e saj kur ajo e kishte ndaluar qe te vinte me aty?
Do ta kishte pyetur direkt por vuri re qe ai mezi po mbahej ne kembe dhe qe nga larg vinte era alkool. Dukej qe kishte pire shume.
U habit ne fakt. Ne 10 muaj qe e njihte nuk e kishte pare asnjehere te dehur.Pse pikerisht tani?
-Katrinaaa!
Dhe u ul ne krevatin e saj.
- Cfare ben ketu Feliks?
-Kjo eshte shtepia ime dhe une mund te hy ku te dua.
Zeri i dilte pakez i cuditshem nga pija.
-Jo ne dhomen time.
-E kush je ti qe me ndalon? Ti je vec skllavja ime.
-Per cfare erdhe atehere?
E verteta eshte se ishte shume e frikesuar. I trembej motivit te vizites se tij ne mes te nates.
-Ti e ke fajin skllave e vogel. Prej teje po me kujtohet ajo.
Se kush ishte ajo as e dinte dhe as nuk donte ta dinte. Donte vetem qe Feliksi te zhdukej sa me pare nga dhoma e saj dhe ta linte te qete.
- Ajo nuk ka vdekur, jo. Do doja shume ta kisha vrare me duart e mia por ajo eshte akoma gjalle.
Ajo nuk foli fare. Nuk dinte cfare te thoshte.
- Por une nuk e vras dot sepse ajo ka vdekur. Ka vdekur por eshte ende gjalle.
- Feliks, nuk je mire. Po flet brockulla. Dikush nuk mund te jete dhe i vdekur dhe i gjalle.
-Mundet. Mundet. Ti je ashtu. Je gjalle. Merr fryme si te gjithe te gjallet por nga brenda je e vdekur.
Perseri zeri i dilte i cuditshem dhe me shkeputje prej pijes.
Kishte te drejte. Absolutisht te drejte. Ashtu ishte shnderruar ajo ne muajin e fundit.-Besoj se e di qe fajtor per kete je ti apo jo?
-Nuk jam une fajtor. Eshte ajo. Ajo qe vazhdon te jetoje ndonese ka vdekur.
-E pse nuk e vret dhe fantazmen e saj pra?
-Jam perpjekur por nuk e vras dot. Nuk e vras sepse ajo ndodhet ne fytyrat e te gjitha femrave qe shoh. Eshte ne cdo fytyre buzeqeshja e saj.
Tani u be me konfuze se me pare. Po perpiqej shume qe tu gjente kuptimin fjaleve te tij por nuk po ja dilte. Ndoshta ishin vetem delire qe vinin si rrjedhoje e pijes. Ohh Zot, edhe kete kishte manget. Nje Feliks te dehur ne mes te nates.
-Ndoshta ashtu te duket ty.
-Jo, jo. Aty eshte.
Ngriti zerin. Edhe ne kete gjendje qe ishte dukej i rrezikshem.
- Ajo e vrau edhe bebin tend. Ajo i urren femijet.
-Mos ja ngjit fajin vetem Alekses. Fajtor je dhe ti.
-Kush eshte Aleksa?
Po acarohej me te vertete shume. Ishte e pamundur te merrej me te. Donte vetem te flinte gjume por ai s'po e lejonte.
- Ik dhe fli gjume Feliks. Je teper i dehur.
-Nuk duaa. Kush je ti qe me jep urdhera mua? Une te jap urdhra ty dhe jo e anasjellta. Kuptoje kete.
Edhe i dehur nuk i linte dot manite e veta.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...