Hapi deren e zyres se tij pa trokitur dhe u fut brenda.
-Jo tani Katrina. Kam shume pune.
-Ke dy jave qe ke pune, e marrte e mira. Une nuk iki qe ketu pa me degjuar.
Foli e vendosur ajo.
-Bukur atehere. Thuaj c'ke per te thene.
- Une e dua, baba. Dua te jem afer tij. E dua me shume nga c'mund te imagjinosh.
- Kjo eshte idiotesi Katrina. Ti nuk e ke idene se cfare po thua. Si mund te duash dike qe te ka trajtuar ne ate menyre?
- Eshte me teper se kaq baba.
Foli me lot nder sy.
- Eshte shume me teper se nje vajze budallaqe qe dashurohet me dike qe e ka blere. Eshte per nje vajze qe dashurohet me nje ane humane te ketij njeriu. Per nje vajze qe vendos ti jape dashuri dikujt qe nuk e ka njohur kurre.
- Nuk e degjoj dot kete qe po thua. Ai njeri nuk e meriton dashurine tende dhe pike. Nuk dua ta diskutoj me kete ceshtje.
Dhe ju kthye serish dokumentave te tij duke injoruar teresisht Katin.
- E di baba? Mbaj mend qe kur isha e vogel dikush me tha disa fjale. E qe atehere , ato fjale kane qene mesimi im me i madh ne jete. Kane qene ideali im. Qendra e jetes sime. E di se cfare me tha? Me tha pikerisht keto fjale.
" MUND TE SHOHESH SHUME TRENDAFILA TE BUKUR NE JETE. TRENDAFILA PLOT JETE DHE PLOT DRITE. TRENDAFILA PLOT NGJYRA QE CDOKUSH DO TI DONTE. QE CDOKUSH DO TE ZGJIDHTE TE ADHURONTE DHE TE ADMIRONTE.
POR TI... MOS ZGJIDH ATA.
TI ZGJIDH ATE TRENDAFILIN ME TE DOBET. TRENDAFILIN QE NUK KA LULEZUAR AKOMA. TRENDAFILIN QE NUK ARRIN TE KAPE DOT DRITEN E DIELLIT.
ZGJIDH ATE TRENDAFILIN QE ESHTE I DESTINUAR TE VYSHKET PA LULEZUAR.
ADMIRO ATE TRENDAFIL.
DUAJE ATE TRENDAFIL.
NDRYSHOJE FATIN E TIJ.
UJITE ATE TRENDAFIL.
BEHU TI RREZJA E DIELLIT PER ATE TRENDAFIL.
KE PER TE PARE QE AI DO TE LULEZOJE. KE PER TE PARE SE SI DO TE SHKELQEJE VETEM PER TY. KE PER TE PARE SE SI DO TE BEHET PLOT JETE DHE PLOT BUKURI. AI DO TE ÇELI VETEM PER TY. DO TE TE NDRICOJE ME BUKURINE E TIJ VETEM TY.
MOS HARRO KURRE KATRINA SE DASHURIA MERR VLERE ME TE MADHE KUR ARRIN TE BEJE NJE NDRYSHIM NE JETE.
DASHURIA MERR VLERE ME TE MADHE KUR I JEPET DICKAJE OSE DIKUJT QE NUK E KA PROVUAR KURRE ME PARE.
CDOKUSH DHE CDO GJE MERITON TE DUHET DHE SIDOMOS ATA QE NUK E KANE PROVUAR KURRE DASHURINE.
ATE DUAJ EDHE TI.
KE PER TE PARE SE SI DASHURIA JOTE DO TE BEJE NDRYSHIMIN ME TE MADH. SE SI DO TE SHNDERROHESH NE QENDREN E JETES PER ATA."
I tha me aq ndjenje keto fjale. I buruan nga shpirti.
Kurse ai kishte shtangur. I mbante mend fare mire keto fjale.E si ti harronte kur kishte qene ai qe ja kishte thene vajzes se vet?
Ndjeu nje shtrengim ne kraharor.
- Per mua Feliksi eshte ai trendafili i destinuar pa pranvere baba. Ai trendafili qe nuk eshte dashur nga askush. Eshte trendafili qe une vendosa te dua. Trendafili qe nga dashuria ime lulezoi e sot ka ngjyrat me te bukura. Lulezoi vetem per mua.
Ndali njehere dhe mori fryme thelle. Pastaj filloi serish.
- Me dhemb shume qe pikerisht ai njeri qe dje me tha keto gjera, sot po me kerkon qe ti hedh poshte. Po me kerkon qe te zgjedh. Baba, ti nuk po me kerkon te zgjedh mes teje dhe Feliksit. Po me kerkon te zgjedh mes teje dhe mesimeve te tua.
Ishte ndikuar tmerresisht shume nga fjalet e saj. Po e kuptonte. Ai e kishte mesuar vete te ishte e tille. Te ishte e mire dhe plot dashuri e miresi.
- Por ai te ka lenduar shume bija ime.
E kete here tonin e kishte shume me te zbutur.
- E di baba, e di. Edhe nje pjese e imja nuk do ja fale kurre ndoshta. Ama, nuk eshte me ai njeri. Ky qe eshte tani e meriton dashurine time. Por nese serish ti kembengul te me besh te zgjedhesh mes teje dhe atij, une te zgjedh ty baba. Pasi ti je mashkulli i vetem qe nuk me ka zhgenjyer kurre ne kete jete. Mashkulli qe me ka dashur me shume. Dhe une kurre nuk heq dore nga ti. Nese me detyron serish te zgjedh, une te zgjedh ty dhe te betohem qe nuk do te inatosem me ty. Nuk do te merzitem fare me ty.
Do te te buzeqesh serish. Do te dua njesoj si me pare, mos me shume. Ama, ne zemer do te kem gjithmone nje peng. Do me mundoje gjithmone ideja se cfare do te ndodhte sikur te isha me Feliksin?Dhe asnjehere nuk do te arrij te dua tjeter mashkull. Nuk do e harroj dot kurre.Kaq ishte!
E beri ate qe kishte per te bere. Ndihej e qete te pakten. Kishte luftuar. Ishte perpjekur. Aq e meritonte dashuria e saj dhe Feliksi.Babai i saj kishte stakuar ne vend. Tani po e shihte te verteten me mire. Vogelushja e tij i kishte hapur zemren. E ai ishte shume i lumtur qe brenda zemres se saj ishin mesimet e tij.
Ajo nuk ishte nje vazje e dobet qe ishte dashuruar me dike te lige. Perkundrazi, ajo ishte nje vajze tmerresisht e forte qe ligesine e kishte kthyer ne dashuri.
Si mund te godiste zemren e saj tani ?!
Nuk mund ta bente. Kurre!
U cua ne kembe dhe e perqafoi fort. Filloi te qante madje. Gje me te veshtire se kjo nuk kishte bere ama duhej ta bente. Vogelushja e tij e meritonte. Ai do te kishte deshiruar qe ti jepte dikujt tjeter vajze e tij.
Nje njeriu te ndershm, me vlera, nje njeriu qe vetem ta bente te buzeqeshte vajzen e tij. Ama ajo e shihte lumturine vetem tek ai. Dhe Uill McMara gjithmone kishte qene i afte te shihte pertej deshirave te tij. Kishte qene gjithmone i afte te zgjidhte lumturine e vajzes se tij.
![](https://img.wattpad.com/cover/368810852-288-k434153.jpg)
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...