Kishte nje ore qe priste jashte dhomes se tij duke qare. Ndihej shume fajtore qe ai ishte plagosur. Ajo nuk duhej te kishte shkuar fare ne ate dhome. Ai kishte rrezikuar veten per te shpetuar ate. Po te mos kishte qene per te, ajo do te kishte vdekur.
Nuk e kishte menduar kurre qe Feliksi mund te bente dicka te tille per te. Ai mund edhe te kishte vdekur. E kjo vetem qe te shpetonte jeten e saj. Nese keto dy jave me te dhe fjalet e tij nuk kishin arritur ta bindnin, veprimi i tij padyshim qe e kishte arritur kete gje.
Tanime ajo e besonte dashurine e tij. Do te ishte budallaqe po mos ta bente. Fundja dikush qe nuk te do, dikush qe vetem shtiret, nuk rrezikon jeten e tij kot.
I qe lutur qe te shkonin ne spital por ai nuk kishte dashur. Sipas tij, ishte nje plagosje e lehte ne shpatull qe mund te sherohej edhe ne shtepi. Njerezit e tij kishin thirrur doktorin dhe ai kishte ardhur shume shpejt.
Ishte e sigurte qe ai ishte inatosur me te per incidentin e meparshem. Por nuk i interesonte shume. Donte vetem qe ai te behej mire. Nuk e duronte dot faktin qe ai mund te kishte vdekur per fajin e saj.
Edhe ajo e donte dhe sado qe e shihte me pasiguri dashurine e tyre, perseri i jepte lumturi prania e tij. Ai kishte ndryshuar shume ne lidhje me te. Ai e donte me te vertete.
Pas disa minutash, doktori doli nga dhoma.
-Si eshte doktor?
E pyeti me zerin e vaket e te frikesuar.
-Fatmiresisht ishte nje plagosje ne shpatull. Nuk ishte nje plage shume serioze por gjithsesi duhet pushim dhe kujdes. E mira do te ishte qe ai te vinte ne spital por ai kembengul qe jo. Ju jeni e shoqja apo jo?
-Po.
U pergjigj pa e menduar gjate.
-Po ju therret prandaj. Deshiron t'ju takoje. Une po iki. Ne rast se qepjet hapen, me lajmeroni.
Kati thjesht tundi koken dhe ai u largua qe aty.
Me pas hyri ne dhomen e tij. Ne momentin qe hyri ajo, Feliksi ishte duke u ngritur nga shtrati.
-Cfare po ben? Ulu perseri. Doktori tha qe duhet te pushosh.
Dhe shkoi drejt tij per ta ndihmuar qe te shtrihej serish.
-Doktori s'di cfare thote. Ishte nje gervishtje e vogel. Nuk eshte e nevojshme te pushoj fare.
Ai kishte pare situata shume me te keqija se aq.
-Shtrihu perseri, te lutem!!
Nga zeri dukej shume e shqetesuar.
Vuri re syte e saj te cilet ishin skuqur nga te qaret. Ajo ishte shqetesuar per te. I pelqente kjo gje. Tani qe e mendonte, kjo puna e te semurit , i leverdiste.
- Dakord pra!! Vetem se po ma kerkon ti.
Dhe u shtri perseri ne krevatin e tij.
Ajo thjesht buzeqeshi.-Me vjen shume keq qe u plagose per fajin tim. Une nuk duhej te kisha ardhur fare aty. Por te betohem qe nuk e dija. Thjesht po te kerkoja ty. Pastaj...
- Boll tani Kat. Nuk ishte faji jot. Nuk duhej ta kishin sjelle fare ne shtepi ate kerme italiane.
-Por... Por... Po te mos me kishe shtyre..
-S'ka por. Ishte vendimi im qe te te shtyja. Mos u ndiej fajtore. Per mua do te kishte qene shume me keq po te kishe vdekur ti. Bera ate qe ishte me e mira per vete.
-Faleminderit gjithsesi!!
Sec i jepte nje ngrohtesi ne shpirt fakti qe ai pranonte se nuk do e duronte dot vdekjen e saj. Edhe fakti qe perseri gjestin e tij, e pershkruante si dicka egoiste , i pelqente. Ai ishte i gatshem ti dilte plumbit per te por jo te nxirrte veten si nje njeri zemermire dhe human.
- Eja shtrihu ketu prane meje.
Dhe beri me shenje nga ana bosh e krevatit.
- Kam frike se mos te lendoj plagen.
- Mos u shqeteso se plaga eshte nga ana tjeter. Eja ketu tani.
Ajo beri ashtu sic i tha ai. U shtri prane tij dhe menjehere ai rrethoi krahun e tij rreth qafes se saj dhe e afroi edhe me shume drejt vetes.
Ndonese ndihej pak ne siklet, i pelqente ky afrimitet mes tyre. Ishte shume i kendshem dhe paqesor. Per disa momente ndenjen ashtu, pa folur fare. Por nuk ishte nje heshtje mbytese. Ishte nje heshtje plot paqe dhe qetesi.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...