Pas nje viti , me ne fund lutjet e tyre u degjuan. Sapo hapi deren , u ndesh me fytyren e bukur te vajzes se saj. Kjo ishte!! Shpertheu ne ngasherima dhe lot. Me ne fund zemra po nxirrte te gjithe dhimbjen.
E shterngoi fort ne krahet e saj. Po e puthte fort ne koke e ne balle. Me ne fund ishte bashkuar me femijen e saj. Me ne fund tortura e saj kishte marre fund.
Edhe Kati po qante me te madhe. I kishte munguar tmerresisht shume nena dhe keshillat e saj. Ajo ju duk kaq e lodhur, kaq e mposhtur. Syte e saj blu, te cilat i kishte marre dhe ajo, ishin te fikur. Te pashprese!! Por ndricuan sapo pane ate.
-Ohh, Kati im! Zemra ime! Shpirti i mamit! Nuk e di si ja kam dale une pa ty tere kete kohe.
Fliste ajo mes lotesh.
-Shh mami. Tani jam ketu. Edhe ju me keni munguar shume.
Nuk ka si aroma e nenes per nje femije. Te ben te ndihesh i mbrojtur dhe i dashur. Vetem tani qe po ndjente aromen e saj kuptoi sesa e madhe kishte qene dhimbja per mungesen e saj.
Me pas perqafoi Emen e cila gjithashtu ishte mbytyr nga lotet.
-Dado! Oh Zot sa me ka marre malli per ty e per gatimet e tua!
Dhe i buzeqeshi kesaj gruaje qe se bashku me nenen e saj, kushedi sa here e kishin vene ne gjume. Kushedi sa here ishin kujdesur per te kur ishte semure.
-Oh vogelushja ime faqekuqe! Menjehere te gatuaj une cfare te kesh deshire. Tani qe me ne fund erdhe ne shtepi do te llastoj gjithe kohes.
Te gjithe buzeqeshen. Ajo ishte ne shtepi me ne fund. Ne gjirin e dashur te familjes. Prane ngrohtesise se njerezve te saj te dashur.
Sikur ai vit te mos kishte ekzistuar fare. Ama ai vit ishte real dhe kishte lene gjurme te thella tek ajo. E dinte qe asgje ne kete bote, perfshire ketu dashurine e Landonit dhe ngrohtesine e familjes se saj, nuk do e zhdukte dot kete vit.Kete kredit duhej t'ja jepte atij. Ai nuk ishte nje njeri dosido. Fytyre e Feliks Xhordan nuk fshihej dot nga jeta e saj. Do te duhej kohe e madhe vetem per te zbehur pak gjurmet qe ai kishte lene ne shpirtin e saj. Por per ti zhdukur, nuk behej fjale.
E si mund te ndodhte kjo kur per nje vit, edhe ajo vete kishte pranuar se i perkiste atij ?
*****
PAS DISA DITESH.
Edriku hyri ne zyren e tij. Kishin ndryshuar vendndodhje. Tashme kishin lene Londren dhe ndodheshin ne Amerike. Ne Nju Jork. Vetem Edriku dhe njerezit e tij me te afert ndodheshin me te. Te tjeret ishin ne Londer.
" PSE PO E BEN GJITHE KETE? E MOS ME THUAJ SEPSE DO SKLLAVEN TENDE MBRAPSHT PASI E KE BLERE?? ASKUSH NGA NE NUK E BESON KETE GJE."
I kishte thene Edriku para dy ditesh.
" DUA KATRINEN MBRAPSHT SEPSE AJO ESHTE ME TEPER SE SKLLAVJA IME."
Qe pergjigjur sinqerisht per te paren here ne lidhje me te.
- Te solla informacionet qe me kerkove Feliks. Me se shumti jane lajme qe kane bere namin ketu.
La ne tavolinen e tij nje disk dhe doli.
Vendosi diskun ne laptop dhe pa se cfare kishte brenda.PARA NJE VITI.
Nje tragjedi e madhe qe ka prekur dy nga familjet me ne ze te Nju Jorkut, ka ndodhur diten e shtune. Eshte rrembyer Katrina McMara, vajza e themeluesit te McMara Corpus, Uill McMara. Por kjo nuk eshte e gjitha. Eshte plagosur rende Landon Warren, i fejuari i saj. Burimet informojne se Warren eshte perpjekur te mbroje te fejuaren dhe eshte ndeshur me rrembyesit. Per fatin e tij te keq ata ishin te shumte ne numer dhe te armatosur. Eshte plagosur dy here me arme zjarri dhe eshte derguar me urgjence ne spital. Fatkeqesisht plaget ishin shume te renda dhe i riu ka rene ne koma. Mjeket nuk japin asnje shprese qe ai te zgjohet. Persa i perket rrembimit , policia eshte vene ne veprim per te gjetur vajzen dhe per te gjetur rrembyesit. Dyshohet qe rrembimi te kete ndodhur per motive inati dhe xhelozie ne biznes ose per ti bere shantazh Z.McMara.
Kujtojme gjithashtu se te rinjte kane vetem dy jave qe jane fejuar. Shpresojme qe vajza te gjendet sa me shpejt dhe qetesia te rikthehet ne keto familje. Me kete lajm mbyllim edicionin e lajmeve te ores 15:00.PARA 6 MUAJSH.
Nuk ka asnje lajm per vajzen e biznesmenit McMara. Ndonese e gjithe policia eshte vene ne veprim, nuk kane mundur te gjejne asnje piste per rrembimin e saj. Familja McMara po vuan nje deshperim te madh duke mos patur asnje lajm nga vajza e tyre. Kushdo qe fshihet pas rrembimit te saj, e ka planifikuar teper mire. Nderkohe Z.Warren vazhdon te jete ne koma. Babai i tij ne nje deklarate per shtyp ka informuar qe nuk ka asnje permiresim te gjendjes se tij dhe qe asnje shenje permiresimi nuk duket ne horizont.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...