Por djalli e kishte vendosur qe te mos e linte kurre te qete pasi perpara i doli Aleksa e cila sapo e pa, beri nje ngerdheshje ironike dhe mburravece.Nuk donte te merrej me te. Jo se kishte frike. As nuk ndihej e ulur perpara saj. E dinte qe ajo ishte shume here me lart se kjo femer mizore dhe e pashpirt qe kishte perpara. Thjesht nuk deshironte qe te prishte diten qe ne mengjes.
-Pa shiko, pa shiko ke kemi ketu. U sherove me ne fund?
-Po.
Ia preu shkurt.
-Mos valle nuk ishe semure fare por nuk doje te dilje nga dhoma qe te mos perballeshe me fatin tend?
-Mendo c'te duash Aleksa.
Dhe u mat te zbriste shkallet por ajo e ndaloi.
-Me thuaj si ndihesh tani qe iu merzite Feliksit? Besoj se e di fatin tend apo ajo? Ai do te te flake tutje.
-Pse nuk pyet veten me mire Aleksa??? Fundja e ke provuar edhe vete.
-Ah e dashur !! Te thashe qe ai do te kthehej tek une. Nuk ke vlere kurrsesi ti qe je vec nje prostitute sa kam une. Jam une ajo pa te cilen ai nuk rri dot.
-Mos moj. Se si ja paska dale tere keto muaj pa ty, as vete nuk e kuptoj.
-Rendesi ka qe tani u kthye tek une dhe do te te flake ty.
-Mos genje veten Aleksa. Atij nuk i intereson fare per ty. Do te ngelesh tere jeten nje trup ku ai nxjerr dufin. Une qendroj shume me lart se ty.
-Qepe moj bushter. E ke te kote. Po vdes nga zilia qe ai fjeti me mua.
-Per mua ti dhe Feliksi mund te vdisni te dy ne kete moment. Jeni tamam per njeri-tjetrin. Edhe une s'do isha kurre ziliqare per nje femer aq te ulet dhe aq te poshter sa ti. Ama dije Aleksa. Askush nuk te do. As ka per te te dashur ndonjehere.
Dhe u mat perseri te ikte por ajo e kapi serish.
-Me lesho!
Por ajo nuk e leshonte. Perkundrazi!!
-Si guxon moj lavire te me flasesh keshtu?
Ngriti zerin.
-Me lesho te thashe.
Bertiti dhe ajo.
Ajo po perpiqej te clirohej nga mberthimi i saj kurse Aleksa po nxirrte tym nga inati.
Ne debat e siper, Aleksa e shtyu fort Katin drejt shkalleve. Fiks ne ate moment erdhen edhe Feliksi me te tjeret. Ata kishin degjuar te bertiturat e Alekses dhe Katit dhe kishin ardhur te shikonin se c'po ndodhte.Kati po rrokullisej nga shkallet. Po bertiste fort. Feliksi dhe te tjeret vetem kishin shtangur te habitur.
Trupi i saj delikat vazhdoi te rrokullisej edhe pak derisa erdhi ne fund te shkalleve, aty ku ndodhej edhe Feliksi.Nje pellg gjaku u formua aty. Gjaku vinte nga kembet e saj. Xhinset e saj blu qene lagur komplet nga gjaku.
Po i dhimbte shume barku. Filloi te bertiste me te madhe dhe rrethoi duart tek barku.-Ohh Zot! Me dhemb shume. Me dhemb shume. Bebii! Bebii! Nuk dua qe te vdesi bebi.
Ishin fjalet e saj te fundit perpara se te humbte vetedijen.
***
-Me vjen keq zonjushe por nuk mundem ta shpetonim foshnjen. Ai ishte vetem 5 javesh dhe ishte nje shtatzani shume delikate.
Dhe sapo tha kete doktori doli jashte duke e lene me nje dhimbje te tmerrshme ne shpirt.
Kishte vetem pak dite qe kishte marre vesh se po priste nje femije. Pervec saj e kishte ditur Eni me Zoelen te cilat i kishin blere nje test shtatzanie.Ne fillim e kishte trembur ideja e te pasurit nje femije nga Feliksi. Ai nuk meritonte te behej baba. Por me pas ai beb i qe dukur si nje rreze drite ne erresiren e saj.
Ai do te ishte nje dhurate e Zotit per te. Ai femije do ti jepte lumturine me te madhe. Do e nxirrte nga vuajtja. Me ne fund , edhe ajo do te kishte nje motiv per tu kapur pas jetes.
E kishte zbuluar ate nate kur Feliksi fjeti me Aleksen. Po te kishte shkuar tek ajo ate nate, do ja kishte thene. Per ate femije Katrina ishte e gatshme qe te linte menjane planin e saj, te linte menjane inatin ndaj Feliksit.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Lãng mạn💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...