Aleksa nuk po perfshihej fare ne biseden e tyre. Ne mendje kishte dicka tjeter. Kishte Feliksin. Do provonte ti futej ne krevat sonte. Edhe Katrina nuk ishte ketu per ti prishur naten.
Ishte e bindur qe Feliksi nuk do ta refuzonte. Ate duhej ta kishte marre malli per te patur nje femer te vertete ne shtrat. Duhej ti ishte merzitur ajo vogelushja delikate.Dhe pikerisht kete beri. Priti sa te shkonin te gjithe neper dhomat e tyre dhe me pas shkoi tek dhoma e Feliksit.
Sapo kishte dale nga dushi. Kishte vetem nje peshqir te vogel rreth belit. Aleksa hyri brenda. Kishte veshur nje fustan nate transparent nga ku dalloheshin fare mire te brendshmet e saj provokuese.Por ketu behej fjale per Feliksin. Nuk impresionohej aspak nga gjera te tilla. Nuk ishte lloji i mashkullit qe femrat mund ta benin per vete duke ekspozuar trupin.
-Cfare kerkon ketu Aleksa?
-Erdha per ty Feliks.
Dhe nuk priti pergjigjen e tij por shkoi dhe e puthi.
Ai nuk u shkeput nga puthja e saj. Perkundrazi , ja ktheu. Aleksa e mori kete si sinjal qe edhe ai e deshironte. I hoqi peshqirin dhe ja flaku tutje.
Por aq e pat edhe kenaqesia e saj pasi Feliksi e coi te burimi por nuk i dha uje, Me duart e tij e shtyu nga vetja.-Mund te dalesh tani.
I tha me indiferentizmin me te madh qe mundi.
Asnjehere ne jeten e saj Aleksa nuk ishte ndiere kaq e poshteruar nga nje mashkull. Asnje se kishte refuzuar me pare e tani po e refuzonte i vetmi mashkull qe i kishte interesuar ndonjehere.- Ti nuk mund ta besh kete Feliks. Jo mua.
-Ja qe mundem dhe po e bej.
Ia ktheu me nje ngerdheshje ironike.
Akoma nuk ja kishte falur tradhetine e saj ate dite kur kishte ndihmuar Katrinen te arratisej. Nuk do e falte kurre pasi Feliksi i tille ishte.-Per shkak te asaj femre apo jo? Po me refuzon mua per shkak te asaj. Ajo as qe me afrohet mua. Nuk eshte e afte te te jape as gjysmen e kenaqesise qe une mundem.
Vazhdonte te ulte veten ajo.
- Mos me bej te qesh Aleksa. E ke gabim. Shume gabim. Ajo ta kalon ty. Eshte me e mire se ti edhe ne shtrat.
- Pse po e ben kete Feliks? Ne jemi njesoj. Ne i perkasim njeri tjetrit.
-Une nuk perkas me asnje. Edhe ne ishim njesoj para se ti te ktheheshe ne kete zusken patetike qe kam para syve. Po me bejne per te vjelle dramat e tua. Dil nga dhoma tani se dua te fle.
Tha ne nje ton kategorik.
Ishte jashte mase e xhindosur dhe e frustruar kur u kthye ne dhomen e saj. Feliksi e kishte ulur ne menyren me te keqe. Ishte e terbuar me te.
Doli jashte shtepise dhe iku tek i vetmi burre qe i afrohej fare pak Feliksit ne kenaqesine qe i falte. Dhe ky nuk do ta refuzonte.- Epo nuk mund te them qe jam i surprizuar bella. Mos valle Feliksi te la pa gje sonte.
-Qepe Giani.
Dhe e puthi.
Te pakten do te ndihej e pelqyer dhe e dashur nga nje mashkull sonte ndonese ai nuk ishte Feliksi. Ndonese ate qe donte nuk e kishte.***
- Pra c'thote Feliksi yne i dashur?
- Thote qe argetimit tend i erdhi fundi. Ai ka dyshime te forta per ty dhe do te kontrolloje nga larg.
-Aa ma kishte marre mendja ne fakt. Te kontrolloje sa te doje. Jam teper i zgjuar per te lene gjurme.
-Cfare synimi ke Giani?
-Ahh bella, bella. Per momentin nuk kam ndonje synim per te dale kunder Feliksit. Por mund te kem ne te ardhmen. Eshte mire te jesh i pergatitur.
-Sugjerimi eshte qe te mos guxosh te dalesh kunder Feliksit. Sepse s'ka pergatitje qe te te ndihmoje kunder tij.
-Aww, sa e dashke moj. Habi qe gjendesh ketu ne krevatin tim lakuriq duke me treguar planet e tij.
Po e tradhetonte Feliksin por nuk i interesonte. Ai e meritonte. E meritonte pasi e kishte refuzuar e poshteruar.
-Konsideroje si shperblim per naten qe me dhe.
- Vetem se jam shume kurioz, s'ta ka varur Feliksi keto kohe?
Menjehere syte ju erresuan nga inati. Edhe Giani e vuri re dhe filloi te qeshte me inatin e saj.
- Ka per ta paguar shtrenjte ama, te betohem.
- Mos valle i je merzitur macke?
-E ka fajin ajo kucka e merzitshme. Ajoo bushter. Ishim shume mire pa te.
-Kjo eshte flori. Qenka dhe dikush tjeter ne kete mes?
Po argetohej shume me terbimin e Alekses.
- Se kuptoj cfare pa tek ajo qe dha tere ate shume.
Vazhdonte me derdellitjen e saj ajo pa e patur mendjen fare tek Giani.
-Prit se kam degjuar per kete. Eshte ajo vajza per te cilen Feliksi dha 20 milione dollare. Ne fakt u habita jashtezakonisht kur e mora vesh. Feliksi as merrej fare me femrat dhe papritur pagoi 20 milion per te blere nje.
- Po pra, i mallkuari harxhoi tere ate shume per te sjelle ate bushter ne shtepi.
- Tani Aleksa e dashur, me thuaj. A eshte me te vertete aq e bukur sa kam degjuar? Duhet te jete patjeter hyjnore perderisa ka arritur te magjepse edhe Feliksin.
-Qepe more idiot. Qepe! Asgje te vecante nuk ka. Nje lavire me teper ne listen e tij.
Nuk e zgjati me por duke gjykuar nga reagimi i Alekses, e kuptoi shume mire se vajza ishte e vecante dhe e bukur. Jo me kot kishte arritur ta terbonte ne kete menyre.
Ishte shume kurioz per ta njohur dhe per te vertetuar fjalet qe kishte degjuar. Dicka i thoshte se ato fjale ishin pak madje.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...