Tani..
Ky kujtim i shkaktoi nje nostalgji te madhe. Po buzeqeshte dhe qante ne te njejten kohe. Po te ishte ne shtepine e saj, tani duhej te ishte ne kuzhine me babain duke pergatitur dreken. Babai i saj gatuante shkelqyeshem. Ama gatuante shume rralle. Vetem per raste ditelindjesh apo festash te tjera.
Me pas do te uleshin te drekonin dhe do te sillnin ndermend kujtime nga me te bukurat dhe te vecantat. Mund edhe te shikonin videot dhe fotot e vjetra.Ajo do ti jepte dhuraten te cilen kishte 1 muaj qe e mendonte dhe ai do te tallej njehere me paketimin e dhurates por me pas do ta perqafonte fort.
Ne darke do te gatuanin kokoshka dhe do te shikonin te tre filmat e preferuar te babait ndonese si ajo, si mamaja e saj i kishin shume inat.Tani duhej te ishte duke gezuar e duke festuar. Por kjo dite ishte ndryshe. Babait te vet ndoshta nuk do ti binte ndermend fare per ditelindjen e tij. Nuk do te kishte ,e gezim ne tryeze. Perkundrazi, kjo dite do te ishte me e trishtuar se te tjerat pasi ata nuk ishin me te tre bashke.
U drejtua per ne kuzhine. Do te bente nje torte dhe do ti uronte ditelindjen babait ndonese nuk e kishte afer. Kjo gje i qe bere nje ritual i pervjetshem.
Sapo hyri u perball me shikimet e shtremberta te sherbetoreve. Ama nuk i bene fare pershtypje shikimet e tyre. Kishte 9 muaj qe i shikonte edhe ishte mesuar tanime.-Dua te bej nje torte me cokollate. Mund te mi gjeni pak perberesit, ju lutem.
Iu drejtua me miresjellje.
-Gjeji vete. Nuk punojme per ty ne. Kush je ti qe na jep urdhera?
E njihte kete qe foli. Emrin nuk ja dinte por e kishte degjuar disa here duke bere thashetheme per te.
-Nuk e di nese e vure re por nuk te urdherova. Ta kerkova me miresjellje. Harrova qe edukata sherben vetem per njerezit. Leviz nga ketu tani se i gjej vete.
Dhe u be gati ti futej kontrollit ne kuzhinen gjigande.
-Mos leviz Katrina.
Ishte zeri i tij qe e ndaloi dhe po ai qe beri te gjitha sherbyeset te ulin koken.
-Ti qe sapo fole, ke nje minute per ti gjetur Katrines ato qe i duhen ose je e pushuar ne moment.
Nuk kishte mundesi qe ajo te mos i bindej fjaleve te tij autoritare. Iku me vrap madje dhe filloi te hapte sirtaret dhe raftet e ndryshme per te gjetur perberesit. U kthye brenda nje minuti.
-Kerkoi falje Katrines tani.
-Me fal, Katrina.
-Nuk ke te drejte ti drejtohesh me ti. Ajo eshte me lart se ti. Mos e harro se je vec nje sherbyese e rendomte.
-Me falni zonjushe.
- Shume bukur. Degjova dhe njehere vetem njeren ti flase ashtu Katrines dhe jeni te gjitha te pushuara.
-Po , zoteri.
Katrina i dha nje buzeqeshje ne forme mirenjohje kurse ai vazhdoi te ruante ate shprehjen moskokcarese te fytyres dhe u largua nga kuzhina.
Ajo e dinte mire qe ai nuk ishte aq moskokecares sa dukej. Te ishte ashtu nuk do kishte detyruar sherbyesen qe ti kerkonte falje.
Ju rikthye punes se saj dhe filloi te pergatiste torten. Pas pak, ne ndihme i erdhe edhe Eni.-Duket kaq e shijshme Kat. Edhe 100 babai meqe ra fjala.
- Shume faleminderit En!
Me zemren e saj, i beri urime nga me te bukura dhe me te dashura babait. Deshira me e madhe qe kishte ishte qe ta festonin edhe njehere ditelindjen e tij se bashku.
Hengren nga nje cope torte dhe me pas u largua ne dhomen e saj.
![](https://img.wattpad.com/cover/368810852-288-k434153.jpg)
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...