Pjesa 25

449 27 2
                                    

Pas dy javesh ne Rome, po ktheheshin ne Londer. Udhetimi kishte rezultuar shume i frytshem. Kishte vene shume pune ne vije dhe kishte bere shume marreveshje te reja.
Ama ju be qejfi qe po kthehej ne Londer. Surrati idiot i Gianit e kishte acaruar ne kulm keto dite. Ai trapi italian fshihte nje ujk te mencur pertej asaj fasades prej feministi budalla.

Ishte shume vone kur mberriten ne shtepi. Ishin te gjithe shume te lodhur. Shkuan te gjithe neper dhomat e tyre per te fjetur.
Nuk i rezistoi dot tundimit per te kaluar nga dhoma e saj. Gjate ketyre dy javeve i kishte kaluar edhe ajo neper mend. Ndoshta i kishte munguar prezenca e saj ne shtrat dhe ngrohtesia e trupit te saj. Ndoshta i kishte munguar dhe ajo. Por jo, jo. Duhej te ishte patjeter ajo e para.

E megjithate ishte ai qe po hynte ne dhomen e saj ne dy te nates. Veprime te dyshimta per dike si ai qe nuk i interesonte per asnje.
Dhe ja ku ishte ajo. Po flinte e qete si nje qengj. Duhej te ishte ndjere e lumtur keto dy jave pa ate. Pa ate qe vetem i prishte gjumin. Ama ai ishte kthyer dhe ditet e saj te qeta kishin mbaruar.

Drita e henes depertonte nga dritarja dhe binte ne fytyren e saj te bukur duke i shtuar ndricimin bukurise se saj. Dukej aq e pafajshme dhe e qete.

U shtri prane saj dhe aroma karakteristike e saj prej levande i mbushi hundet. Ishte shume i lodhur dhe pertonte te shkonte ne dhomen e tij e ndaj u ul te flinte prane saj.

Po, po. Vetem se pertonte te shkonte ne dhomen e tij, ndenji aty afer saj. Keshtu e shpjegoi veprimin e tij.
Kurse krahun e tij qe rrethoi prane vetes trupin e saj delikat, e shpjegoi si dicka instiktive dhe te pavullnetshme.

Te gjithave ju gjeti shpjegim pervec fjaleve te tij te fundit para se gjumi ta pushtonte.

-Te urrej vetem pak fare me pak se te tjerat, skllave e vogel. Je vetem pak fare me ndryshe se ato.

Ishte habitur shume kur ishte zgjuar ne mengjes dhe kishte ndjere pranine e dikujt ne krevat dhe nje krah qe e mbante shtrenguar prane vetes ne menyre protektive.
Me pas ishte kthyer dhe kishte pare Feliksin qe po flinte dhe veshur kishte kostumin e tij serioz.

Duhej te ishte kthyer naten vone.

Por c'po bente ne dhomen e saj?

Mos valle... Mos valle e kishte marre malli per te?

Mendimi e beri te buzeqeshte. Kjo tregonte se plani i saj po funksiononte me sukses. Feliksi do te humbiste se shpejti.
Ai hapi syte dhe u ndesh me syte e saj qe dukeshin me blu se kurre. Ato sikur po lazdronin dhe qeshnin. Te bukur dhe te thelle si deti.

-Mengjes Feliks!

I tha me nje ze te embel.

Si gje tipike e tij, ai nuk tha asgje por vetem u ngrit dhe beri te dilte nga dhoma e saj por zeri i saj e ndaloi.

-Ta kam ndjere mungesen keto dy jave, Feliks.

Nuk mund te ishte duke u shtirur. Tingellonte aq e vertete dhe e sinqerte. E njihte skllaven e tij te vogel. Ajo ishte shume transparente dhe e lexueshme. Ishte duke thene te verteten.
Gjykimi i tij ishte i sakte ne fakt por kishte lene jashte nje fakt te rendesishem. Ne jeten e saj kishte hyre ai.

Ai qe me prekjen e tij kishte transformuar shume gjera tek ajo. Nuk ishte me ajo vajza e qarte si uji e para 6 muajve.

-Behu gati, Katrina. Do te hame mengjes jashte.

Dhe me kete doli.

Nje buzeqeshje fitimtare pushtoi fytyren e saj. Pak nga pak do e arrinte synimin e saj. Synimin per te cilen kishte ndrydhur ndjenjat e saj te verteta dhe kishte ndaluar urrejtjen qe ajo ndiente te dilte ne pah.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now