-Ketu fillon ajo pjesa e Landonit pastaj dhe nuk me pelqen shume. E vetmja gje qe me pelqeu nga shkrimet per Landon ishte se nuk te kishte prekur me dore.
Posesivitetin nuk e linte dot kurrsesi.
Lotet kishin pushtuar syte e saj. Tashme ishte teresisht transaparente ne syte e tij. Ai dinte edhe ndjenjat e saj me te fshehta.- Cfare synon te tregosh me kete Feliks? Se te dua? Po, eshte e vertete! Ashtu sikurse lexove, e urrej veten ndonjehere per kete.
-Nuk me kuptove me duket. Se shpejti nuk do e urresh me veten. Pastaj, ajo qe ka rendesi eshte qe me do mua. Edhe une te dua edhe te betohem qe do te luftoj cdo dite qe te me falesh dhe qe ne te jemi te mundur.
U afrua prane saj. Distanca ishte aq e vogel. Aq e rrezikshme. Shkaktoi dritherima tek ajo. Ai nxorri nga xhepi varesen e saj. E rrotulloi me delikatese dhe ja vendosi perseri ne qafe.
Instiktivisht, dora e saj shkoi tek krahet e engjellit. I pelqente ajo varese dhe ajo c'ka simbolizonte.
-Te kam thene dhe njehere tjeter qe te shkon shume. Nuk dua ta heqesh kurre nga qafa.
I foli ai prane veshit. Mishi ju rrenqeth nga intensiteti i zerit te tij. Ama perseri nuk ishte e gatshme te besonte. Kishte shume frike.
-Nuk do ja dalesh dot. Nuk do me bindesh dot qe me do.
- Kemi per ta pare. Fundja kam nje muaj kohe.
- E cfare do besh per t'ja arritur? Do me prekesh serish pa deshiren time. Do me trajtosh serish si prostituten tende?
I perplasi ajo ne fytyre te vertetat e dhimbshme.
Ndihej me te vertete keq kur mendonte per veprimet e tij.
Si kishte arritur ai ti bente dicka te tille Katit?
Kesaj vajze aq engjellore qe cdokush do ta konsideronte veten me fat vetem duke e patur afer. Kesaj qenie plot shprese dhe drite. Kishte qene kaq i verber kete kohe dhe me ne fund i ishin hapur syte. Por te paret ishte edhe keq pasi shikonte gjithashtu pasojat e veprimeve te tij.
-E di qe veprimet e mia ndaj teje jane te pafalshme. E di qe nje burre nuk duhet te sillet kurre ashtu me nje femer. E di qe kam rruge te gjate derisa te behem i denje per faljen tende. Ama, jam penduar dhe do te ta vertetoj.
-Si?
E pyeti me zerin e vaket. Lotet kercenonin ti dilnin serish.
Pse dreqin nuk mund te tregohej e forte dhe e patundur perpara tij?
Sepse pavaresisht se gjithash nuk e urrente dot. E donte dhe deshironte shume te besonte ne pendesen e tij.
- Nuk do te prek me dore me kurre pa deshiren tende. Nuk do te detyroj per asgje. Do te te bej te qarte se nuk te dua afer vetes si skllaven time. Pasi ti je shume me teper se aq. Dua qe te behesh e imja vetem kur ti te jesh e sigurte qe gjerat do te jene ndryshe.
Keto ishin fjalet me te sinqerta qe ai kishte thene ndonjehere ne jeten e tij. Nuk kishte kurrefare gjeje te erret e te dyshimte ne to. Ishin fjale te ndjera dhe te verteta. Dhe shpresonte shume qe ajo ti besonte.
-Po sikur te mos ta besoj kurre pendesen tende? Po sikur te mos e dua kurre prekjen tende? Po atehere cfare?
Beri ajo pyetjen qe e mundonte. Duhet ta dinte. Pergjigja e kesaj pyetje ishte hapi i pare ne rrugen drejt ose larg tij.
Kjo pyetje kishte munduar edhe ate per nje kohe te gjate. Ishte e vetmja gje e paqarte ne planin e tij te miremenduar.
E verteta ishte se nuk donte ta mendonte fare. Ai ishte i bindur qe do kishte sukses dhe nuk do i duhej ti jepte pergjigje kesaj pyetje. Besonte ne veten e tij.
-Nuk e kam menduar fare. Shiko Kat! Une kesaj rruge po i futem me idene qe ne krye te saj do dal duke mbajtur doren tende. Keshtu besoj dhe keshtu do te jete. Nuk me intereson te mendoj per tjeter gje.
-Me intereson mua. Pergjigju te lutem!! Do me lesh te largohem pastaj? Do me lesh te lire?
Asnjehere nuk ishte ndjere kaq i zene ngushte nga nje pyetje sa tani. Te linte te largohej ate ishte dicka qe nuk arrinte as ta konceptonte, lere pastaj qe ta bente. Por nga ana tjeter e dinte qe duke e mbajtur me zor prane vetes, do te ishte perseri skllaveri per te dhe ai nuk donte me vuajtje ne syte e saj.
-Do ta mendoj po i erdhi koha.
U perpoq serish ti bente bisht pyetjes.
-Pergjigju Feliks.
-Po, dreqi e marrte, do te te le te largohesh. Do te le te lire.
Fjalet e tij e shokuan. Ishte gjeja me antiFeliksiane qe mund te imagjinonte. Nuk e kishte pritur kete pergjigje. Kishte pritur te degjonte se ai nuk do te largohej kurre nga jeta e saj.
Por edhe e lumturuan. Keto fjale ishin hapi i pare ne rrugen drejt tij tani. Perfundimisht ne rrugen drejt tij.
- Faleminderit Feliks!
Dhe i buzeqeshi.
I buzeqeshi sepse ato fjale nuk ishin egoiste. I buzeqeshi sepse ishte e gatshme ta provonte. Te provonte qe te besonte ne perpjekjet e tij
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...