E puthi fort ne balle. Pastaj i puthi serish duart dhe u largua. Ne drejtim te ndryshem nga i saj dhe nuk kishte me kurre mundesi qe rruget e tyre te ribashkoheshin.
Sot Landon Warren i leshoi doren asaj qe para 3 vitesh qe betuar se nuk do ia leshonte kurre. Ama disa gjera thjesht nuk jane te thena ne jete. Dhe Landon e kuptonte kete.
Prandaj thelle ne shpirt ishte i lumtur . Ai e kuptonte qe ka njerez qe ndonese jane vetem kalimtare ne jeten tende, ata arrijne te bejne ndryshime te medha aty. Te bejne ta shikosh boten ndryshe dhe te nxisin te japesh me te miren nga vetja. Dhe ndonese ata dalin nga jeta jote, gjurmet dhe kujtimet e tyre mbeten pergjithmone me ty. Dhe te shtyjne perseri qe te japesh me te miren nga vetja ne menyre qe te nderosh kujtimin e tyre.
Nuk duhet te merzitesh qe ata njerez dalin nga jeta jote por te gezohesh pasi bene pjese ne jeten tende. Te gezohesh pasi te mesuan ta shikosh boten nga te gjitha anet.
Dhe Landon ishte i lumtur qe ajo kishte bere pjese ne jeten e tij.Nuk kishte nje drejtim te qarte ne mendje se ku do te ecte tani e tutje. Por do e kuptonte pak nga pak. Gjate udhes. Rendesi kishte qe ai ishte i lire nga poshtersia e te atit. Shpresonte qe ai te kalbej ne burg e te mos e shihte kurre ne jeten e tij.
Gjera te reja e prisnin ne jete. Gjera te bukura. Vise te reja per te shtegtuar. Njerez te rinj per te njohur. Emocione te reja per te provuar. Momente te reja per te perjetuar. Nje jete e re per te jetuar. Dhe ai i kishte hapur krahet kesaj jete te re.
***
Ja dhe lajmi i marteses se tyre u shfaq edhe ne televizor. Ngriti zerin dhe e pa me shume vemendje.
" NJE SUPER SKANDAL KA NDODHUR NE DASMEN E TE RINJVE WARREN DHE MCMARA . AJO QE DUHEJ TE KISHTE QENE DITA ME E BUKURE JETES SE TYRE DHE DASMA E VITIT NE NJU JORK, ESHTE MBYLLUR NE MENYREN ME TE KEQE TE MUNDSHME.
POLICIA ESHTE PARAQITUR NE MES TE DASMES DHE KA ARRESTUAR BISNESMENIN E NJOHUR HENRI WARREN PER RREMBIMIN E BUKUROSHES MCMARA.
KY LAJM KA SHOKUAR TE GJITHE TE FTUARIT POR SIDOMOS DJALIN E TIJ I CILI KA SHPERTHYER NE GRUSHTE DHE ULERIMA KUNDER TE ATIT.
POR NUK MBARON KETU.
TE RINJTE KANE ANULLUAR MARTESEN. I RIU WARREN VENDOSI TI JEPTE FUND FEJESES ME KATRINA MCMAREN. CIFTI ESHTE NDARE ME LOT NE SY POR NE MENYRE PAQESORE. ESHTE E KUPTUESHME NDARJA E TYRE PAS LAJMIT SE RREMBYESI I MCMARES ISHTE HENRI WARREN.
TE GJITHEVE NA VJEN KEQ QE NJE NGA CIFTET ME TE BUKURA TE NJU JORKUT, PERFUNDUAN NE KETE MENYRE.
GJITHSESI NA MBETET QE TU UROJME GJITHSECILIT LUMTURI NE JETET E TYRE NDONESE TE NDARE."
Syte i zune edhe Katrinen si nuse. Dukej tmerresisht e bukur. Si nje engjell i vertete. Por nervat i shkonin ne stratosfere kur mendonte se ajo ishte zbukuruar per Landon.
Gjithsesi ishte i gezuar qe gjerat kishin shkuar sipas planit te tij. Kishte qene i sigurte se sapo te dilte lajmi i rrembyesit te Katit, ai Landoni do e linte vete Katin. Pasi ndonese e kishte takuar vetem njehere, kishte arritur te kuptonte karakterin e tij. Ai ishte i drejte dhe i ndershem.
Nuk do te martohej kurre me Katin kur babai i tij kishte qene shkaktari per vuajtjen e saj. Do te ndihej ne faj po ta bente.
Po te kishte qene Feliksi ne vendin e tij, nuk do ti kishte interesuar fare. Do te kishte vazhduar me Katin. Ai nuk ishte as i drejte dhe as i mire. Dhe as nuk donte te ishte. Pasi po te ishte, i duhej te hiqte dore nga ajo. Dhe ai nuk do e bente kurre. Miresine po ia linte Landonit. Per vete do te mbante Katin. Ne fund ai dilte me i fituar.
Tani qe faza e pare e planit kishte rezultuar nje sukses i vertete, kishte ardhur rradha per fazen e dyte te planit. Do te priste vetem disa dite sa ajo te asimilonte plotesisht ndryshimet e medha ne jeten e saj dhe me pas do te hidhej ne veprim.
Kishte menduar cdo gje deri ne detaje. I kishin mjaftuar vetem disa dite per ti kthyer te gjitha ngjarjet ne favorin e tij.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...