Pjesa 78

509 26 2
                                    

Ajo nuk foli fare. Ishte teper e hipnotizuar per te artikuluar ndonje fjale. Deshironte te behej e tij. Shume madje. Sepse e dashuronte.

Heshtjen e saj ai e perktheu ne pohim dhe nje buzeqeshje pushtoi fytyren e tij. E puthi edhe njehere tjeter dhe i hoqi bluzen. E ajo nuk e kundershtoi.

Ashtu sikurse nuk kundershtoi kur ai e drejtoi tek shtrati dhe e shtriu aty. As kur ai u pozicionua siper saj. Nuk kundershtoi as kur ai , me puthjet e tij te magjepsura filloi te torturonte trupin e saj. Nuk kundershtoi asnje prekje te tij. Nuk kundershtoi as ate nate. Ate nate kur ai e beri perseri te veten.

E ne fund u ndje e lumtur. Pasi kjo nate ishte ndryshe. Ndryshe nga tere ato netet me lot e dhimbje prane tij. Ndryshe nga ato netet kur ajo flinte krah nje burri qe nuk donte. Kjo ishte nje nate e mbushur me dashuri. Vete ai ishte ndryshe kete nate.

E ai ishte edhe me i lumtur se ajo. Kishte muaj qe priste kete nate. Ishte i lumtur pasi ne krahet e tij po flinte femra e pare, e fundit dhe e vetmja qe ai kishte dashur dhe do te donte ndonjehere.

***

E kishte vendosur. Do te fliste me te atin per Feliksin dhe dashurine qe kishte per te. Keto dy jave vetem e kishin bere te kuptonte se nga ai nuk hiqte dot dore. Ajo e kishte dashur edhe me perpara por perseri e dinte se ai nuk e meritonte dashurine e saj.

Kurse tani... Tani kishin ndryshuar shume gjera. Feliksi i ketyre javeve e meritonte ate dhe dashurine e saj. Ai ishte penduar dhe kishte ndryshuar shume ne lidhje me te. Ai meritonte te kishte dike qe ta donte. Ai meritonte te njihte dashurine. Cdokush e meriton.

E tmerronte ideja se babai nuk do ta kuptonte. E dinte fare mire qe kjo gje do te ndodhte. Edhe vete ajo nuk do ta kuptonte nese dikush do ti thoshte qe ishte dashuruar me ate qe e bleu si prostitute. Ama, nuk ishte vetem kaq. Ajo ishte dashuruar me ate njeriun qe fshihej thelle ne shpirtin e nje monstre. Ajo ishte dashuruar me shpresen qe ai kishte dicka te mire brenda vetes. Dhe ajo shprese ishte kthyer ne siguri absolute tani.

Do ja shpjegonte babait te gjitha keto. Do i hapte shpirtin. Ai do e degjonte. Edhe nese nuk do e miratonte, te pakten do e degjonte. Ai e bente gjithmone dicka te tille. Ai perpiqej gjithmone te bente cfare ishte me e mira per te.

Dhe Kati do te lodhej shume qe ta bindte se Feliksi ishte kthyer ne me te miren per te tashmen.

Po nese ai do e ndalonte te qendronte me Feliksin?

Cfare do bente atehere?

Nuk donte ta mendonte sepse nuk kishte as idene me te vogel se cfare do te bente atehere. Do te ishte dilema me e madhe e jetes se saj. Do te ishte mes dy zjarresh e njeri do ta digjte patjeter.

Vetem shpresonte... Shpresonte shume qe babai mos ta bente dicka te tille.

Ndoshta po tregohej budallaqe qe shpresonte ne dicka te tille por nuk kishte c'te bente tjeter.
Feliksi ishte i vendosur qe te mos hiqte dore kurre prej saj. Nuk i interesonte fare familja e saj dhe askush tjeter. Per sa kohe ajo te donte te qendronte me te, ai nuk ta linte kurre.

Sidomos tani qe e kishte patur me afer se kurre, si fizikisht, si shpirterisht. Ajo ishte bere pjese e tij. Pjese e perditshmerise se tij. Pjese e qelizave te tij. Ai nuk mund te hiqte dore nga ajo sepse ne kete menyre do te hiqte dore nga nje pjese e madhe e vetes.

E verteta ishte se Feliks Xhordan i kishte dhuruar Katrines dicka qe te tjeret vetem mund ta enderronin. Ai i kishte dhuruar asaj fuqine per ta shkaterruar. Katrina McMara mund ta shkaterronte kur te donte.

Dhe nese ajo e bente dicka te tille, ai do te kishte perseri nje fantazme femre ne jeten e tij. Dhe kete here, nuk do te mund ta vriste kurre kete fantazem. Sepse kete here ne cdo femer do te ndeshte fytyren e Katit. Dhe fytyren e saj nuk do e zhdukte dot nga jeta e tij.

Fantazmen e saj nuk do e vriste dot pasi nuk do te kishte deshire. Pasi do te ishte gjithmone i dashuruar me ate fantazme. Keshtu, pak nga pak fantazma do te vriste ate. Perfundimisht , Katrina McMara mund ta shkaterronte kur te donte.

Dhe me e keqja e ketij shkaterrimi do te ishte se ajo nuk do e bente me deshire. Sepse ajo ishte nje engjell. Ajo nuk shkaterronte asnje me qellim.

Dhe vete ky fakt do te ishte shkaterrues per te sepse nuk do mund ta urrente kurre.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now