Pjesa 23

429 24 6
                                    

-Kat, Kat! Jashte po bie bore.

Adriani i vogel hyri me vrull ne dhomen e saj dhe e shperqendroi nga mendimet.

- E shoh, vogelush.

- Bora eshte shume e bukur. Eja te dalim jashte.

-Po eshte shume ftohte dhe mund te ftohesh.

-Te lutem Kat, te lutem. Hajde, hajde. Mos u bej e keqe. Une dua te luaj me topa bore.

-Mire atehere, bukurosh. Me prit sa te vishem dhe erdha.

-Urraaaaaaa. Ti je me te vertete nje princeshe.

Britmat e gezimit te Adrianit degjoheshin ne kuzhine ku po hanin mengjes anetaret e tjere te shtepise. Camarroku hyri brenda dhe po terhiqte Katin me duart e tij te vogla.

-Mami, mami. Kati pranoi te dale e te luaje me mua. Kati eshte shume e mile, mami. Tamam nje princeshe.

-Mire, bir. Dilni por mos rrini shume se mund te ftoheni.

-Urra, urraaa. Eja Kat, eja. Do te bejme nje plak bore dhe do te luajme me topa bore.

Entuziazmi i vogelushit i dha nje buzeqeshje te madhe e te sinqerte ne fytyre. Keshtu luante edhe ajo me babain e saj dikur.
Jashte ishte me te vertete ftohte por kjo gje nuk ju interesoi shume. Ata filluan te luanin me topa bore. U kenaq me te vertete shume. Ishte momenti me i lumtur qe kishte perjetuar ne kete shtepi.

Feliksi po e shikonte nga dritarja. Dukej kaq e lumtur me Adrianin. Asnjehere nuk e kishte pare aq te buzeqeshur me pare. I shkonte aq shume te qeshte. Dukej edhe me e bukur. Me engjellore!!!

Hyne brenda dhe po dridheshin nga i ftohti. Faqet dhe maja e hundes i qene skuqur. Dukej shume e lezetshme.
Zbrazi mendjen nga keto mendime idiote.

E lezetshme?

Ce kishte gjetur keshtu?

Askush si dukej i lezetshem atij. As femijet.
Duhej te kishte ndikuar afrimiteti i madh me te gjate ketyre dy muajve. Ajo ishte sjelle ne menyre perfekte, ashtu sikurse i kishte premtuar. Ja plotesonte te gjitha kerkesat dhe nuk e kundershtonte ne asgje. E kishte kenaqur ne maksimum.

-A ju thashe te mos qendroni shume? Shikoni sesi po dridheni.

-Na fal mami. Po luanim. U kenaqem shume apo jo Kat?

Kati tundi koken per te pohuar.

-Sa e mire qe je ti Kat. Je dhe shume e bukur. Princi jot eshte me fat qe ka nje princeshe si ti.

Perseri pafajesia e tij shkaktoi nje trishtim tek ajo.

Nje e qeshur ironike u degjua ne dhome. Ishte Aleksa. Gjate ketyre 2 muajve fytyra i qe sheruar plotesisht por i kishte mbetur nje shenje siper vetulles.

-Femrat si Kati jot nuk kane princa pasi ato nuk jane fare princesha, Adrian.

Harpia nuk ndalej as para pafajesise dhe ciltersise se femijeve.

- Ti je budallaqe. Nuk merr vesh fare. Ti e ke zili Katin pasi ajo eshte me e bukur dhe me e mire se ti. E ke inat se ajo eshte princeshe kurse ti je shtrige.

Dhe i nxorri gjuhen.

-More mistrec, do ndonje pellembe a si?

Qurrashi i dreqit ja kishte acaruar nervat.
Adriani u frikesua dhe u struk pas Katrines.

- C'ke Aleksa, do fillosh te rrahesh femijet tani? Apo vetem per ata te del forca?

Ja ktheu me ironi dhe gjakftohtesi. I perplasi ne fytyre se e kishte rrahur dhe mund ta bente serish po te donte.

-Largohu qe ketu Aleksa dhe mos guxo me te kercenosh djalin tim.

Edriku dhe Zoela ishin vertet te bezdisur nga menyra sesi Aleksa i foli Adrianit.
Aleksa doli nga dhoma duke rrotulluar syte. Femijet dhe budallalleqet e tyre e benin per te vjelle.

-Ajo eshte shtrige e keqe.

-Fiks ashtu eshte bir.

- Ajo nxjerr zjarr nga goja dhe do te na vrase te tere por nuk do ja arrije pasi shtrigat humbasin gjithmone.

Filloi te qeshte nga fjalet e Adrianit. Bota e femijeve ishte aq e paster dhe e bukur. Ishte shume e thjeshte. Kishte shtriga dhe princesha. Te keqinjte humbisnin gjithmone.

Sa keq qe realiteti ishte ndryshe. Shume ndryshe!!!

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now