Pjesa 76

439 23 3
                                    

Asnjehere ne jeten e tij, nuk ishte ndjere sikur i perkiste nje vendi. Ama , tani, prane saj, ishte vendi i tij i preferuar. Ajo ishte si shtepi per te.
Ajo ishte vendi te cilit i perkiste. Krahet e saj do te ishin gjithmone shtepia e tij. Dhe nese nje dite, do te shkeputej prej saj, do te ndihej si ata njerezit qe largohen nga shtepia me deshiren dhe qellimin per tu kthyer serish aty. Pasi njeriu kthehet gjithmone aty ku perket.

Floket e saj te arte derdheshin ne kraharorin e tij. E kishte shume afer dhe mund te degjonte cdo frymemarrje dhe rrahje zemre te saj. E ne ate qetesine e kendshme midis tyre, e vetmja zhurme qe ai degjonte ishte rrahja e shpeshte e zemres se saj. Ishte nje zhurme e embel dhe e bukur. Si melodi per veshet e tij. Keshtu donte ta kishte gjithmone. Prane vetes.

Ajo u ngrit paksa dhe beri te largohej qe aty. Donte te shkonte ne kuzhine dhe ti pergatiste dicka per te ngrene. Menjehere pas saj, u ngrit edhe ai dhe e terhoqi drejt vetes.

-Mos ik.

-Por...

-E di, me ka marre shume malli per ty. E di qe te kam premtuar qe nuk do te beja asnje veprim sado te vogel pa lejen tende por disa premtime jane bere per tu thyer.

-... Ee ...

Ai nuk e la fare qe te fliste por menjehere e terhoqi prane vetes ne nje puthje. Zot, sa i kishin munguar buzet e saj. Te puthte ate, ishte ndjesia me e mire e ketyre muajve. Ishte sikur cdo gje qe kishte bere per ta rifituar, po fillonte te shperblehej.

Kurse per ate, puthja e tij, ishte edhe njehere prove se asnje mashkull tjeter nuk mund ti jepte kete ndjesi. Trupi dhe zemra e saj kishin pranuar si pronar te tyre Feliksin.

Kjo ishte puthja e pare e vertete dhe e ndjere midis tyre.

Puthja e pare qe te dy e donin.

Puthja e pare qe jepnin si te dashuruar.

Me te vertete qe kjo puna e plagosjes i rezultoi shume e leverdisshme. Keto dy jave ajo qe kujdesur per te ne maksimum. I rrinte gjithmone ne gatishmeri. I nderronte fashon. E ndihmonte kur cohej nga shtrati. Shpeshhere i gatuante vete.

Ai nuk kishte patur fare nevoje per perkujdesje pasi ishte nje plage e lehte. Ama perkujdesjet e saj i pelqenin jashte mase. Ta kishte ditur se kjo puna e plagosjes do ta afronte aq shume me te, do te kishte sajuar me kohe dicka te ngjashme.

Ajo qe i kishte pelqyer me shume gjate ketyre dy javeve, ishin netet ne fakt. Ajo flinte me te. E Feliksi e mbante gjithe naten shtrenguar pas vetes. Here i dilte gjumi perpara saj dhe e shikonte sesi flinte. Si psikopat ngjante.

Nga ana tjeter, edhe ajo ishte ndjere e lumtur gjate ketyre dy javeve. Feliksi kishte arritur qe ta bente te besonte tek dashuria e tij. Pas shume kohesh ne trishtim dhe vuajtje, shpirti i saj kishte gjetur gezim.

Nuk e kuptonte as vete sesi Feliksi ishte njekohesisht edhe pergjegjes per vuajtjen e saj me te madhe, edhe pergjegjes per lumturine e shpresen qe ndjente tani.

Muaji kishte kaluar. Kishte folur me babain edhe ai e kishte sugjeruar te rrinte edhe dy jave ne Zyrih pasi Nju Jorku nuk ishte mjedisi me i mire per te. Sikur ta dinte ai se ku ndodhej ajo, nuk do ja kishte dhene kurre ate sugjerim.

Ndihej tmerresisht keq qe po genjente babain e saj, njeriun me te afert qe kishte, ama ishte e detyruar.

Keto dy jave i nevojiteshin. I nevojiteshin per te qartesuar me mire mendimet e saj dhe per te marre nje vendim. Sa me shpejt qe kalonin ditet, aq me e tensionuar behej per vendimin qe i duhej te merrte.

Feliksin e besonte. Besonte edhe ne ndryshimin e tij karshi saj. Besonte edhe qe nje jete me te mund te ishte e lumtur. Ama perseri, e shkuara e perndiqte akoma.

Nganjehere kur shihte Feliksin, i dukej sikur perpara kishte ate monstren e dikurshme. Ndihej sikur nuk mund t'ja falte dot te shkuaren.

Pastaj ishte edhe familja e saj. Babai i saj. Ai nuk do e lejonte kurre qe te qendronte me Feliksin.

Dhe ajo nuk mund te shkaterronte marrdhenien qe kishte me atin per asgje ne bote.


Neser ose pasneser perfundon historia, per ju qe e kini lexuar besoj se e dini fundin ndersa per ju qe e lexoni per here te pare, si e mendoni fundin???

See you tomorrow then....

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now