Pjesa 62

397 29 8
                                    

Zakonisht Aleksa nuk do ta kishte ngrene kurre nje kurth te tille. Do ta kishte nuhatur direkt mashtrimin. Por dashuria ja kishte turbulluar mendjen dhe gjykimin. Dashuria e saj e semure e beri qe te humbiste jeten.

Doli nga dhoma me kujdes dhe eci neper korridorin e erret. U perball me dy roje vetem ne fund te korrdiorit dhe i vrau. Me pas doli jashte dhe hoqi qafe edhe disa roje te tjera. Shkoi ne garazh dhe mori nje nga makinat e Gianit dhe u largua qe aty.

- Nuk eshte sot ora jote more kurvar italian por do te vije edhe ajo. Pa merak.

*****

-Alo.

-Edrik, jam une. Feliksi.

-Feliks. Ku dreqin ke qene tere keto muaj? Nga nuk te kam kerkuar. Te dija per te vdekur.

-Thjesht isha vizitor per ca kohe tek miqte e mi te vjeter, Giani dhe Aleksa. Cfare ka ndodhur me bizneset gjate mungeses time?

-Aleksa? Ajo bushtra na paska tradhetuar. Bizneset jane shkelqyeshem si perhere por u be mire qe erdhe pasi pas largimit tend jemi shenjestruar nga shume armiq.

-. Edrik , duhet te takohemi. Eja tek adresa qe do te dergoj. Kemi pune per te bere.

-Po Giani?

- Dua qe te pengosh dhe sabotosh cdo pune te tij. Gjithashtu dua qe ta kapni sa me pare te jete e mundur. E dua te vdekur.

-Po me Aleksen cfare te bejme?

-Do te te thoja qe ta varrosje por po ja le nderimet Gianit.

****

E kishte imagjinuar shpesh kete dite. I ati qe e shoqeronte ne altar me buzeqeshjen me te madhe.

Lando qe e priste gjithashtu duke buzeqeshur dhe e komplimentonte per bukurine e saj si nuse.

Mami qe ishte teper e emocionuar dhe here derdhte edhe ndonje lot nga gezimi.

E kishte imagjinuar ndryshe kete dite. Jo babain, Landon e nenen. Kishte imagjinuar ndryshe veten. E kishte imagjinuar jashtezakonisht te lumtur. Entuziaste dhe te emocionuar per jeten e re qe e priste. Duke shfaqur buzeqeshjet e saj me te medha.

Jo keshtu!!

Nuk e kishte imagjinuar ndjesine qe e trazonte ne stomak. Ndjesine se ndoshta ishte duke vepruar gabim. Kjo ndjesi behej me e forte ne cdo hap qe hidhte drejt Landos. Ai po e priste dhe dukej me i lumtur nga sa e kishte pare ndonjehere. Ndihej fajtore qe nuk pasqyronte te njejten lumturi si ai.

Babai e perqafoi fort dhe e dorezoi tek Lando. Ai i kapi doren dhe i buzeqeshi. Ashtu si ne perfytyrimet e saj.

-Dukesh jashtezakonisht magjepsese dhe ndihem burri me me fat qe do te behesh gruaja ime.

Ashtu dukej me te vertete. Kishte veshur nje fustan perrallor ne forme sirene qe nxirrte ne pah trupin e saj perfekt. Floket e arta i kishte kapur ne nje model te thjeshte por shume te bukur. Edhe tualetin e kishte bere te thjeshte dhe natyral. Velloja kompletonte pamjen e saj si nuse. Ishte me te vertete e bukur.

Femra me e bukur qe atij i kishin zene syte dhe si nuse dukej sikur nuk i perkiste kesaj bote.
Ajo thjesht i buzeqeshi. Ai meritonte cdo buzeqeshje ne fytyren e saj, mos me shume. Ajo kishte vendosur qe ti buzeqeshte gjithmone atij. Qe ta bente te lumtur.

Por perseri nuk e zhdukte dot ndjesine e pasigurise qe ndiente.

Mos valle po gabonte duke u martuar me te?

Mos valle nuk do ja arrinte dot qe ta bente te lumtur?

Kishte shume frike se mos me kete martese do te merrte ne qafe edhe veten por edhe Landon.

Nuk zhdukte dot as nje mendim qe e kishte trazuar te teren. Ne mendje i bucisnin me te madhe fjalet e tij.

Premtimi i tij..

" DO TE KTHEHEM SERISH PER TY, SKLLAVJA IME E VOGEL."

Urrente veten qe kishte pritur qe ai te shfaqej e te mbante premtimin e tij. Nuk kishte dashur, jo. Por mendimi se ai mund te vinte per te kishte qene me i forte se ajo. Ashtu sic ishte edhe ne keto momente.

Ishte mundesia e fundit qe ai kishte per te mbajtur premtimin. Me vone do te ishte e pamundur sepse ajo do te behej e tjeter mashkulli.

Ishte aq e gabuar dhe e padrejte te mendonte per te ne keto momente por nuk e evitonte dot..
Priste qe nga sekondi ne sekond, ai do te futej ne sallen e dasmes dhe do te nderpriste martesen e tyre.

Por Feliksi as qe e kishte ndermend te shfaqej ne dasmen e saj. Perkundrazi, ishte rehatuar ne divan dhe po priste lajmin e marteses se tyre ne televizor.

Nderkohe po lexonte biografine e tij. E kishte titulluar keshtu bllokun qe mbante ne dore pasi ne cdo faqe permendej emri i tij. Ishte lodhur per ta shtene ne dore kete bllok.

Fillimisht i kishte dhene rryfshet psikologes se saj qe ti tregonte cdo gje ne lidhje me Katrinen e ajo i kishte treguar per ekzistencen e ketij blloku.

Pastaj ju kishte dhene para sherbetoreve te shtepise se saj ne menyre qe ti sillnin kete bllok.

Edriku e kishte pare si te ishte i mete qe harxhonte kohen kot per te marre nje ditar. Por ai kishte qene i sigurte qe ai ditar do ti shuante shume dyshime.

Instikti i kishte thene se ai ditar do ti vlente jashtezakonisht shume.

Ne fillim kishte hezituar shume qe ta lexonte. E dinte mire qe aty ishin mendimet dhe ndjenjat me personale dhe reale te saj. Ato faqe do ta benin te kuptonte se cfare ndikimi kishte patur ai ne jeten e saj.

Por kishte patur pakez frike.

Po sikur te lexonte gjera qe nuk do ti pelqenin?

Po sikur ato faqe te shkruara te benin konfuz e te paqarte?

Por frika e tij me e madhe ishte tjeter?

Po sikur ne njeren nga keto faqe te kishte shkruajtur se kishte lejuar Landonin qe ta prekte?

Por gjithsesi kishte vendosur qe ta lexonte. Vetem keshtu mund te kuptonte me mire boten e saj te brendshme.

Kishte lexuar goxha por akoma nuk i kishte zhdukur ato frikerat e tij se mos ne ndonje rresht do te lexonte dicka te padeshiruar.

Cdo faqe, cdo paragraf, cdo fjali ishte e mbushur plot me ndjenja dhe emocione. Ndjenja qe arriten te transmetoheshin edhe tek ai.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now