Syte ju zmadhuan nga habia.
Ai?
Falje?
Asaj?
Cfare po ndodhte me boten?
Feliksi po i kerkonte falje. Nuk e besonte dot. Ndoshta i kishin bere veshet.
- Ate nate isha teper i dehur perndryshe nuk do te kisha trajtuar ashtu.
Perpunoi fjalet e tij ne mendje por nuk e besonte.
- Nuk te besoj fare. Po netet e tjera i dehur ke qene?
- Ajo nate ishte ndryshe. Ate nate nuk doja.
-Pse ndryshe? Apo sepse kisha humbur femijen per fajin tend dhe mendove te me lije te qete per disa jave?
Ne fakt ajo kishte te drejte. Kishte menduar ta linte te qete sepse ajo kishte mjaftueshem vuajtje.
- Besoje apo jo, vertet dua te te kerkoj te falur per ate veprim.
-Zere se e besova, pse duhet te te fal? Ti nuk e meriton faljen time.
E kishte ditur qe ajo nuk do ta falte.
- Une vetem dua te te bej te qarte qe nuk doja ta beja ate gje. Eshte ne doren tende nese me fal apo jo.
Ai ju duk i sinqerte.
A kishte mundesi qe ai te ishte penduar me te vertete?
Jo. Ai nuk pendohej asnjehere. Duhej te ishte ndonje loje tjeter e tij per te torturuar me keq.
- Dua te te jap edhe kete varese.
-Nuk e dua. Ti e di qe i urrej bizhuterite e tua. Jane teper te renduara dhe verbuese.
Ai thjesht nxorri varesen nga xhepi.
-Kjo eshte ndryshe.
Dhe ju afrua. E ktheu me kurriz nga vetja dhe i largoi floket e arte. Me delikatesen me te madhe i vuri varesen ne qafe dhe e ktheu nga vetja.
- Te shkon shume.
Dhe me aq u largua.
U largua duke e lene ate me shume pikepyetje.Delikatesa e tij teksa i vinte varesen e kishte habitur. Ishte dicka kaq jo Feliksiane. I gjithe ky moment ishte aq i kundert me te.
Shkoi tek pasqyra dhe pa varesen. Ishte me te vertet mahnitese. Delikate dhe e vecante. I pelqeu shume.Sa keq qe ajo varese dhe as keqardhja e tij, nuk fshinin dot lotet dhe vuajtjen e saj. Asgje nuk mundej.
Asgje nuk mund te rikthente serish jeten tek ajo. Ishte e sigurte per kete.Por gjithsesi, thelle ne shpirtin e saj, ishte e zhytur nje fare e vockel shprese. Deshironte qe ajo fare te rritej ,te lulezonte dhe te thyente sigurine e saj.
****
Eshte shume e habitshme sesa shume gjera mund te ndryshojne per nje vit. Akoma me e habitshme eshte sesi 12 muaj ikin aq shpejt dhe me vete marrin nje pjese tenden.
12 muaj kishin ikur dhe me vete kishin marre edhe jeten e Katrines. Asgje nuk kishte ngelur nga ajo vajza e qeshur dhe e gjalle. Ndricimi i syve te saj ishte zhdukur.
Vendin e tyre e kishin zene nje pale sy te vdekur. As edhe nje enderr nuk kishte ngelur ne ate shpirt qe dikur ishte me enderrimtari i enderrimtareve. As edhe nje shprese nuk kishte ngelur ne ate zemer qe dikur nuk hiqte dore kurre se shpresuari.
12 muaj e kishin vrare Katrina Mcmaren.
Feliksi e kishte vrare. Edhe vete e kuptonte kete gje. E kuptonte sa here e shihte.
Me nuk kishte perpara syve ate Katrinen prej mishi e gjaku. Ate Katrinen qe diten e pare qante nga frika dhe tmerri. Qe me vone u perpoq te arratisej. Ate Katrinen qe ishte dedikuar per ta bere te humbiste. Nuk kishte me perpara syve ate Katrinen qe shfaqte emocione dhe ndjenja.Perballe kishte nje te vdekur qe frymonte ne mes te te gjalleve. Kishte nje shpirt te thyer. Nje femer te plagosur ne zemer.
Ajo nuk buzeqeshte me. Qe prej 3 muajsh. Fliste me nje ze monoton dhe te zhveshur nga emocionet. Fliste shume rralle. Shikimin e kishte te perhumbur ne nje bote tjeter. Nuk kishte me asnje motiv per tu kapur pas jetes.
Asgje nuk kishte ndryshuar pavaresisht se ai i kishte kerkuar falje. Ajo ishte teper e lenduar per ta falur. Nuk i vinte faj. Ajo kishte vuajtur me te vertete shume.E fajtor per kete ishte ai. Tani me nuk bente pune ai justifikimi qe i jepte vetes qe diten e pare qe e kishte blere.
"UNE E KAM BLERE DHE KAM TE DREJTE TE BEJ C'TE DUA."
Nuk arrinte dot te genjente me as veten me ate.
Ai justifikim qe bere i pavlere ne momentin kur e kishte pare te rrokullisej neper shkalle e me pas kishte pare gjakun qe dilte nga kembet e saj. Qe bere i pavlere qe ne momentin kur doktori e informoi mbi humbjen e foshnjes.Ai i kishte rrembyer dhe rrezen e fundit te drites asaj e nga mungesa e diellit, asaj i qe zbehur shpirti dhe trupi.
Ndoshta po ta linte te lire, po ta clironte nga skllaveria e saj...
Ndoshta ajo do te kthehej si me pare.Por kete dyshim nuk e vertetonte dot pasi kurre nuk kishte per ta bere dicka te tille.
Ai ishte njeri i keq. Do ta mbante te burgosur prane vetes edhe pse ajo po shuhej prane tij...
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...