Fjalet e tij e bene te shtangte. Nuk mund te ishte e vertete.
Ai te dashuronte ate ?!?
Arsyeja i bertiste me te madhe qe ai nuk e njihte dashurine. Por nga ana tjeter zemra fliste me te bute qe ai i kishte kerkuar falje. Ai po sillej ndryshe me te. Nuk dinte ke te degjonte.
-Mos me bej te qesh. Cfare lloj loje po luan serish? Mos valle ke menduar ndonje lloj torture tjeter tani?
-Jo! Asnjehere se kam patur me seriozisht se kaq edhe kam per te te bindur per kete.
- E zeme se me binde. Cfare rendesie ka? Une nuk te dua. Nuk kam per te te dashur kurre.
Me te thene keto fjale ju duk sikur ai zeri i dobet i zemres u be akoma me i vaket dhe ai i arsyes filloi te buciste edhe me shume.
Ajo qe e habiti edhe me shume ishte buzeqeshja e tij kur degjoi ato fjale. Ose ky njeri ishte cmendur ose kishte dicka ne mendje.- Ashtu ee ?!? Nuk me do?! Fare?!!
Ajo thjesht tundi koken.
- Shume bukur atehere.
Dhe shkoi ne drejtim te tavolines dhe hapi sirtarin e saj. Nxorri qe aty nje bllok. E njohu direkt ate bllok. Sapo syte i zune ditarin e saj, ju duk sikur dikush po i vidhte ajrin. Nuk kishte mundesi.
Si dreqin e kishte shtene ne dore ate?
Tani e kishte te kote cdo gje qe thoshte. Nuk mund te genjente me. Ai kishte lexuar ditarin e saj. Dinte cdo mendim te sajin rreth tij. Dinte se Lando nuk e kishte prekur me dore. Dinte se ... Oh Zot!!
Kjo nuk mund te ishte duke i ndodhur asaj. Ajo ishte komplet e ekspozuar para tij.
Po tani cfare?
-Si...?? Si e more ate?
Foli me zerin e vaket.
- E di? Gjithmone me ka habitur besimi qe njerezit kane ndaj psikologeve. Une mezi i besoj hijes time per vete.
Foli ai me ironi dhe akoma nuk i kishte ikur ajo buzeqeshja nga fytyra.
E pse ti ikte?
Gjerat ishin teresisht ne favorin e tij.
- Te urrej. Maskara i dreqit. Vdeksh qe sot.
Filloi ta mallkonte ajo sa per inerci.
-Ti e di qe e kam lexuar kete ditar apo jo?
Pyeti me ate ngerdheshjen e tij ironike. Sikur te donte ti thoshte.
" SI KA MUNDESI QE PERSERI VAZHDON TE GENJESH KUR UNE KAM LEXUAR PER NDJENJAT E TUA TE VERTETA?"
- Kush te dha te drejten ee? Si lexon gjerat e mia me personale?
- Ne lufte dhe ne dashuri cdo gje lejohet. Dhe ketu po flasim per te dyja.
- Mjaft! Qepe! Mos me flit per dashuri mua. Te urrej. Dije kete.
Kembengulte perseri por aq te kote e kishte saqe ai nuk i shmangte dot buzeqeshjet qe i mbine ne fytyre.
- Mire. Si te duash ti. Por do te lexoj dicka shume interesante. Pjesa e preferuar e biografise time.
"VETEM TE FUNDIT JO. VETEM TE FUNDIT JO."
Lutej me vete. Por kur ishin degjuar ndonjehere lutjet e saj kur ne mes ishte Feliksi.
Ai filloi te lexonte me ze te larte dhe me nje buzeqeshje ne fytyre.Betohej qe kishte qene gjithmone e mendimit se ky njeri nuk dinte te buzeqeshte por sot kishte buzeqeshur ca si teper.
Po habitej tmerresisht. Pastaj mendonte qe duhej te ishte duke buzeqeshur me poshterimin qe po i bente asaj duke i lexuar ato faqe.
Por ai nuk kishte fare kete qellim. Ai vetem donte ta bente te kuptonte qe do te luftonte per te. Qe nuk do te hiqte dore nga ajo. Do te luftonte edhe me vete Katin per ta patur.
Fundja, beteja me e madhe me te do te ishte.*KAPITULLI I FUNDIT!*
KJO ESHTE HERA E FUNDIT QE SHKRUAJ PER TE. FAQET E FUNDIT QE MBUSH ME TE. PAS KAQ SHUME JAVESH, ME NE FUND E ZGJIDHA LEMSHIN QE KISHA NE SHPIRT.
PAS KAQ SHUME REFLEKTIMESH ME VETEN, ME NE FUND U QARTESOVA MBI NDJENJAT E MIA. MORA PERGJIGJET QE KERKOJA.
NUK E DI AS VETE SE NE CILIN MOMENT ERRESIRA FILLOI TE ME PELQEJE AQ SHUME SAQE TANI NUK DUA TE DAL NE DRITE.
NUK E DI SE NE CILIN MOMENT AJO LOJA IME ME FELIKSIN, U KTHYE NE DICKA TE VERTETE.
NUK E DI SE NE CILIN MOMENT E KALOVA KUFIRIN MES SHTIRJES DHE REALES.
UNE, KATRINA MCMARA RASHE NE DASHURI ME NJERIUN QE ME KA TORTURUAR ME SHUME NE KETE JETE. RASHE NE DASHURI ME FELIKSIN.
E KAM MENDUAR SHPESH DHE THEM SE E BERA ME SHUME PER VETEN. NUK DOJA TE KONSUMOHESHA NGA URREJTJA DHE NDJENJAT NEGATIVE SEPSE GJITHMONE I KAM PATUR AQ TE HUAJA NE SHPIRTIN TIM DHE NUK DOJA TE FAMILJARIZOHESHA KURRE ME TO.
NDAJ ZGJODHA TE KAPEM PAS DASHURISE DHE NDJENJAVE POZITIVE. ISHTE E VETMJA MENYRE PER TE RUAJTUR SHPIRTIN NGA SKLLAVERIA.
E VETMJA MENYRE PER TE MBETUR PASTAJ, ME PELQEU DISI FELIKSI I ATYRE DITEVE PARA SE TE FLINTE ME ALEKSEN. NJE ANE NDRYSHE E TIJ PO SHFAQEJ. SIKUR THELLE NE SHPIRTIN E TIJ MUND TE KISHTE DICKA TE MIRE.
DICKA QE MUND TE KTHEHEJ NE DASHURI.
KAM LEXUAR SHPESH PER ATO VAJZAT QE BIEN NE DASHURI ME RREMBYESIT E TYRE DHE GJITHMONE ME JANE DUKUR BUDALLAQE.
POR KJO ME FELIKSIN ISHTE NDRYSHE. NJE VIT ME TE NUK ME LA ZGJIDHJE TJETER VECSE TE DASHUROHESHA ME TE. VECSE TE KERKOJA TEK AI PER NJE FIJE DRITE, NJE FIJE SHPRESE PER NJE TE NESERME ME TE MIRE. PER NJE FELIKS ME TE MIRE.
NGANJEHERE E URREJ VETEN TIME QE E DUA ATE. AI NUK E MERITON DASHURINE TIME.
AI ME KA LENDUAR SHUME DHE NDJEJ SE NUK DO E FAL DOT KURRE. AMA PERSERI, NE SHPIRT KAM ATE IDENE SE CDOKUSH MERITON TE DUHET DHE SE KA DICKA ME TEPER SE THJESHT ERRESIRE NE SHPIRTIN E FELIKSIT."
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...