Sapo kishte mbaruar mengjesin dhe ishte shtrire ne krevat. Papritur dera u hap dhe branda hyri Zoela. Sapo e pa, u cua me vrull nga krevati dhe e perqafoi fort. Do te deshironte shume ta kishte patur afer kete jave.
-Ohh , Zoela! Kam patur aq nevoje per ty kete jave , nuk e ke idene se sa.
-E di vogelushe, e di. Prandaj erdha. Por nuk mund te qendroj gjate pasi Feliksi mund te vije nga momenti ne moment dhe atehere do te jem ne telashe. Dua te te them dicka teper te rendesishme.
- Cfare?
-Po rrezikoj jashtezakonisht shume duke ta thene kete gje. Jo vetem veten por edhe Edrikun. Ndoshta po bej gabim ama e ndjej veten te detyruar te te ndihmoj.
-Cfare eshte kaq e rende, Zoela?
-Feliksi te la vete qe ta rrihje Aleksen. Nuk ju ndau kastile. Deshironte qe ti ta vrisje ate. Ai nuk u zemerua fare me ty. Perkundrazi, u gezua shume pasi ne kete menyre po arrin qellimin qe i ka vene vetes per te te shkaterruar.
Ishte e shokuar. Vertet e shokuar. Sa here qe mendonte se Feliksi nuk mund te tregohej me mizor dhe monster nga c'ishte treguar deri me tani, ai i vertetonte ndryshe. Ligesia e tij nuk njihte kufij.
-Nuk e di cfare te ka thene dhe te ka bere te besosh por dije se eshte e gjitha loje. Eshte thjesht nje farse e tij per te te mashtruar dhe per te te shkaterruar ty. Mos e beso Kat. Mos e lejo te fitoje.
-Pse po e ben kete Zoela? Pse po tregohesh aq e mire me mua? Nuk e ke frike Feliksin?
-E kam , e dashur. Ama nuk e bej dot gjumin e qete duke ditur qe ti po vuan. Ti nuk e meriton kete fat Kat dhe une dua qe te te ndihmoj sa me shume qe mundem. E di, Feliksi eshte shume i zgjuar dhe i afte. Mua s'me ka bere asnjehere dicka te keqe. Por perseri nuk qendroj dot duke pare sesi ai shkaterron nje njeri te pafajshem.
Ju hodh perseri ne qafe dhe e perqafoi fort. Ndjehej shume me fat qe kishte nje njeri te tille afer.
-Shume faleminderit Zoela. Nuk e ke idene sa me ke ndihmuar. Jam me fat qe te kam.
-S'ka perse e dashur. Duhet te iki tani pasi Feliksi mund te me kape. Mendo per ato qe te thashe dhe mos e lesho veten. Tregohu e forte.
Pasi Zoela doli, filloi te mendoje. Ne fillim kishte nje trishtim dhe lendim te madh. Tere kete jave kishte ngrene veten me dhembe prej fjaleve te tij dhe tani i del qe ai kishte qene duke luajtur gjate tere kohes.
Me pas trishtimi i kaloi dhe vendin e tij e zuri inati dhe zemerimi. Nuk e kuptonte dot sesi mund te ekzistonte nje njeri aq i poshter sa Feliksi. Pse po ja bente te gjitha keto asaj. Asaj qe nuk kishte asnje faj. Donte shume te hakmerrej ndaj tij.
Edhe inati iku. Tanime u be shume gjakftohte dhe filloi te planifikonte dicka ne koken e saj. Nje plan perfekt per te mundur Feliksin ne lojen e tij.
-Do te te bej te mendosh se ke fituar Feliks. Fundja, eshte pikerisht atehere kur njeri e pandeh veten fitimtar, momenti kur ai fillon te humbase.
*****
Nata erdhi shume shpejt e bashke me te ne dhomen e saj erdhi dhe Feliksi. Sapo ai hyri brenda , ajo i dha vetes edhe njehere guxim qe te kryente me sukses planin e saj.
-Feliks, me behet shume qejfi qe te shikoj. Zerin po e shtirte si te dobet e te dridhur.
Ai thjesht i ngriti vetullen ne forme pyetje.-Tere kete jave kam menduar per fjalet e tua dhe kam arritur ne perfundimin qe ke te drejte. Une jam me te vertete e tille. Jam e keqe pasi me shijoi me te vertete shume gjendja e Alekses.
Tingellonte me te vertet bindese.
- Une jam vertet e ngjashme me ty, Feliks.
Gabimi i pare i Feliksit per kete nate dhe qe do ti kushtonte shume, ishte qe e besoi. Besoi cdo fjale qe ajo i tha. Ndjesia e fitores e gezoi shume e i perkedheli egon. Ai ia kishte arritur qellimit.
- Te jem si ti me pelqen Feliks. Eshte bukur te jesh i keq.
Dhe me kete u afrua shume afer tij dhe beri dicka qe asnje femer nuk e kishte bere perpara me te. E puthi. Po , e puthi ajo e para. Ngjeshi buzet e saj tek te tijat dhe e rrembeu ne nje puthje te zjarrte.
Feliksi i ktheu puthjen. E puthi dhe ai fort dhe ne menyre dominante. Ky ishte dhe gabimi i dyte per kete mbremje. Lejoi qe ajo ta hutonte me puthjet e saj. Puthja e saj e ndaloi qe te arsyetonte me tej mbi fitoren e tij.
Gabimi i trete dhe i fundit per ate mbremje, ishte qe ai lejoi qe ajo ta mashtronte me sharmin dhe hijeshine e saj. Dalengadale ajo i zbertheu kopsat derisa u zhveshen te dy. U shtir me mire se kurre ate nate saqe edhe Feliksi e besoi.Feliksi qe gjithmone i lexonte mendjen dhe parashikonte planet e saj, e besoi. Nuk e kuptoi kete here planin e saj.
Per Feliksin, kjo ishte nata me e mire qe Katrina i kishte dhene. Nje nate pasionante dhe e zjarrte. E kishte shijuar ne maksimum. I ishte dukur si cmimi i fitores se tij.
Por ne fakt ishte thjesht fillimi i humbjes se tij dhe ai nuk e kishte kuptuar. Ndoshta do ta kuptonte teper vone.
***
I kishin mbetur dhe 3 dite ne dhomen e saj. Por ishte vertet e acaruar nga izolimi i saj dhe donte te dilte me cdo kusht nga aty.
Feliksi e vizitonte pernate tani dhe ne cdo nate qe kalonte, Katrina avanconte me shume me planin e saj.
Sonte do te provonte sa e suksesshme kishte qene deri tani.Edhe sonte shkoi serish ne dhomen e saj. As vete nuk e dinte se pse por gjente rehati ne krahet e Katrines. Sidomos tani qe ajo ishte dorezuar perballe tij dhe nuk e kundershtonte ne asgje. E kenaqte ne maksimum. Kishte me shume se tre muaj qe e kishte blere por keto 3 nete kishin qene ato te cilat e kishin justifikuar me se miri ate shumen e larte.
Sapo Kati e pa, i dha nje buzeqeshje te madhe e te ndritshme. Perfundimisht kishte shume talent ne aktrim.
Buzeqeshja e saj e beri te mendonte se ishte e gezuar qe e shikonte. Qe e kishte marre malli. Domosdo, kishte ndenjur 10 dite e izoluar. Do ta merrte malli per te vetmin njeri qe shikonte.
U afrua drejt krevatit dhe u ul prane saj.-Ta kam ndjere shume mungesen sot, Feliks.
Ai thjesht e pa me vetullat e ngritura ne forme habie. Ishte i jashtezakonshem ndryshimi i saj. Kur e kishte sjelle ne fillim nuk donte ta shihte me sy, lutej qe te mos e shihte fare me sy. Kurse tani ishte e gezuar qe e shikonte. Kishte bere vertet pune te mire me te. Kishte arritur ta nenshtronte.
I jepte kenaqesi ky mendim dhe se kishte idene me te vogel se e verteta ishte komplet ndryshe.
-E kam shume frike vetmine. Nuk dua te qendroj ketu, vetem gjithe diten. Te lutem, me lejo te dal Feliks. Une e kam kuptuar gabimin tim.
-E ke kuptuar me te vertete?
-Te betohem qe po. Nuk do te te kundershtoj me asnjehere sepse ti ke te drejte. Te gjitha fjalet e tua jane te verteta. Ke per ta pare edhe vete qe do te sillem shume mire.
-Nuk e di, Katrina. Them se duhet ta plotesosh denimin deri ne fund qe te mos te te shkoje me kurre mendja te besh gabime te tilla.
-Hajde Feliks, te lutem, te lutem !!
Dhe kishte vene ne fytyre nje shprehje deshperuese dhe shpresuese.
U afrua me afer tij dhe bashkoi buzet e veta me te tijat. Qe buzet e saj ishin nje shperqendrim i madh per Feliksin, ajo e dinte shume mire. E kishte kuptuar qe para 3 netesh.Sado i zgjuar dhe i poshter qe ishte ai, mbetej mashkull. Dhe nje femer di gjithmone si te ngacmoje telat e nje mashkulli.
U shkeput nga ai por gjithsesi ishin shume afer me njeri-tjetrin. Ndjenin frymemarrjet e nxehta te njeri-tjetrit.
-Te lutem, Feliks!! Te premtoj qe nuk do te zhgenjej!!
-Dakord! Mund te dalesh qe neser.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
عاطفية💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...