Qe fjalet e saj e habiten, e habiten. Ajo dukej kaq ndryshe. Vetem para nje dite, e shihte me urrejtje dhe qante tere kohes kurse tani po buzeqeshte dhe kishte nje shikim prej te penduare.
- Me behet qejfi qe i paske thirrur arsyes. Gjithsesi denimin do ta marresh.
Ajo e habiti edhe me tej kur tundi koken ne shenje pohimi. Ne fillim kishte menduar se gjithcka ishte nje loje e saj per ti shpetuar zemerimit te tij por nuk rezultoi keshtu.
- Dua te te falenderoj. Po te mos ishe ti, do te kisha vdekur tani.
Perseri vazhdonte me sheqerosjen e saj. E bente mire rolin e aktores ne fund te fundit. Po ndihej krenare me veten.
- E vetmja arsye qe te shpetova eshte se kam ndermend te bej gjera te tjera me ty, disa prej tyre edhe me keq se vdekja.
Katrina e para disa oreve do te kishte ulur koken e do te kishte filluar te qante. Kjo e tanishmja thjesht e pa drejt e ne sy dhe nuk shfaqi aspak frike.
Doli nga dhoma e saj mjaft i coroditur.Mos valle ajo e kishte mesuar vendin dhe rolin e saj?
Ishte e pamundur qe ndryshimi te ndodhte aq shpejt.
E vrau sa e vrau mendjen dhe ne fund e zgjidhi dhe misterin e madh. Sic duket, Feliksi e kishte nenvleresuar shume Katrinen. Ajo ishte goxha e zgjuar.
Por askush nuk kapej dot me Feliks Xhordan. Ai perpos zgjuarsise, kishte dhe shume pervoje dhe shkathtesi.E kishte kuptuar qe kishte qene Aleksa ajo qe kishte ndihmuar Katrinen qe ta largohej. Kishte qene perseri Aleksa ajo qe kishte urdheruar vrasjen e saj. Por nuk e kishte ndermend ti thoshte gje asaj. Aleksa i nevojitej. Sidomos tani.
E kuptoi lojen e Katrines. Ajo po perpiqej qe ta bente per vete. Ajo donte te hakmerrej ndaj Alekses. Plani i saj e beri edhe per te qeshur pak. Nuk kishte lindur ende ajo femer qe te mberthente pas vetes ate.
Por i pelqeu loja e saj. Mund te nxirrte edhe ai shume perfitime. Do hiqte qafe Aleksen qe i ishte qepur si rrodhe. Katrina do te sillej sic ai deshironte. Por me e rendesishmja , ai do te kenaqej shume me ate femer.
Do ta shijonte sic ai deshironte dhe ajo nuk do te bente fare rezistence. Ne kete menyre thyente edhe Katrinen. Ajo ishte vertet e gatshme qe te shtirej por ai e njihte mire tipin e saj. Ajo nuk do te duronte gjate. Ne kete menyre do i jepte denimin me te madh.
Nje buzeqeshje demoniake ishte formuar ne fytyren e tij. Me ne fund do te shijonte investimin e tij prej 20 milion dollaresh. Do te kenaqej me te e kur ti merzitej, do ta linte si sherbyese ose do ta flakte nga shtepia fare.
Feliks Xhordan ishte shume i kenaqur me planin e tij. Por ai nuk i kishte marre parasysh te gjitha.E kishte marre si te deshtuar planin e Katrines por a do te ishte me te vertete i deshtuar?
Do ta flakte kur ti merzitej. E nga ta dinte Feliksi ne ate moment qe Katrina nuk do i merzitej kurre?
***
2 jave i ishin dashur per tu rikuperuar plotesisht. Keto dy jave kishte qendruar vec ne shtrat.
Por tani ishte sheruar dhe kishte ardhur koha qe te niste planin e saj. Moment me perfekt nuk gjente dot.
Nga sherbetoret kishte marre vesh se sot ishte ditelindja e Feliksit. Nje si tip festimi do te organizohej ne shtepi dhe te ftuar ishin shume nga bashkepunetoret e tij ne biznes.
Do te shkonte dhe ajo ne feste e ti bente nje dhurate ditelindjeje. Edhe Aleksa ishte aty. Kushedi sa do terbohej ajo kur te shihte Katin aty.*****
Kishte qene Zoela ajo qe e kishte ndihmuar te behej gati dhe te shkelqente kete mbremje.
Kishte veshur nje fustan bojeqielli te ngushte qe i rrinte pak siper gjurit. Ishte fustan i thjeshte por shume i bukur te cilin e kishte kombinuar me nje pale taka ngjyre argjendi. Ky fustan i nxirrte ne pah syte. Me pas kishte bere nje makiazh te lehte qe kompletonte pamjen e saj.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...