-Merre Zak. Ma hiq nga syte se cau daullet e veshit me qurravitjet e tij.
-Joooo, te lutemmm !!!
Vazhdonte te deneste ai.
Zaku e terhoqi me dhune dhe e largoi qe aty.- Mos kujto se do te jem aq i bute sa ajo bushtra qe ke per nene. Me mua ke per te njohur ferrin. Do te te bej burre more morracak. Qaraman i dreqit !!
Ishte vetem 10 vjec. Kishte vuajtur jashtezakonisht shume ne jete. Ai qendronte tere kohes duke pastruar dhe pa buke nderkohe qe moshataret e tij luanin me lodrat me te reja.
Ishte vetem 10 vjec dhe dite te tmerrshme e prisnin.PAS 4 VITESH
-Cfare po ben duke pushuar more kopil? Futju punes!
Edhe e goditi me shpulle ne koke.
-Por Zak, kam tere diten qe mbaj thase. Po me dhemb shume kurrizi.
U pergjigj me nje ze lutes ai.
-Atehere shko kap lopaten edhe perziej betonin. Mos me rri kot mua se te lashe edhe sonte pa buke.
Beri ashtu sic i tha. Nuk guxonte kurrsesi qe te mos i bindej.
Keto 4 vite kishin qene te mbushura plot me torture dhe dhimbje. Kishin thyer cdo enderr dhe shprese te atij femije.
Zaku e kishte mbajtur fjalen e tij. E kishte ndaluar edhe te qante. Kishte vite qe nuk nxirrte as edhe nje pike lot. Ishte bere ne nje njeri me zemer te copetuar. Ajri qe thithte i dukej helm.
Punet e shtepise qene zevendesuar nga punet me te renda dhe me te veshtira qe dikush mund te bente. Thuprat e se emes qene zevendesuar me rripat e Zakut. Por te pakten Zaku i jepte per te ngrene pak me shume. Me e shumta qe e linte pa buke ishte 1 dite. E bente per interesin e vet pasi i duhej per pune.
Keto 4 vite kishte pare shpesh te emen. Heren e pare qe ajo kishte ardhur , kishte shpresuar qe kishte ardhur per ta marre. Nje rreze e vogel ishte krijuar ne shpirtin e tij. Por ajo rreze qe shuar brutalisht nga e ema kur sapo e kishte pare kishte peshtyre ne toke dhe e kishte pare me neveri.
Tani nuk i bente me pershtypje kur e shihte. Nuk kishte me kurrefare shprese ne lidhje me te.
PAS 3 VITESH
Kishte mbushur 17 vite. Nuk kishte pamjen e nje cunaku te thjeshte ama. Dukej me burreror. Me i pjekur. Sikur te ishte 19 ose 20. Ishte zgjatur shume. 90 cm. Trupi i qe formuar por jo nga palestra si djemte e tjere te moshes se tij por nga puna e rende.
Ishte 17 vjec dhe ndihej sikur te ishte plak shpirterisht. Ai kishte lindur plak. Nuk kishte qene e shkruajtur per te qe te ndiente gezimet e moshes e te rinise. Per te ishin shkruajtur vetem vuajtje dhe dhimbje.
Jeta e tij do te merrte nje kthese te re ne kete moshe.
Zaku ishte i terbuar me te ne kete moment. Kishte marre rripin dhe po i gjuante me aq sa mundej. Aq po sforcohej per ta lenduar saqe po skermiste dhembet.-Ti more kopil i mutit. Bir bushtre !! Si guxon te dalesh nga ketu pa lejen time?
Por kjo ishte. Ai ishte 1.90 dhe mjaft i fuqishem. Nuk do duronte me Zakun. Ndaj mblodhi grushtin dhe e gjuajti fort ne nofull. U degjua nje kercitje dhe ai ra perdhe duke peshtyre gjak.
-Ti? Ti? Guxon e me godet? Por une jam pronari jot more qen e bir qeni.
Dhe u mat ti gjuante.
Por Feliksi kishte vendosur qe askush nuk do e godiste me qe sot e tutje. Fare lehte e bllokoi grushtin e tij dhe i gjuajti perseri.
E vuri per poshte dhe filloi ta godiste me tere forcen. Nuk e ndaluan as britmat e tij. Syte i qene errur. Donte vetem te nxirrte tere dufin qe kishte ndrydhur per 7 vite.Nuk dihet dhe per sa vazhdoi ta godiste ama kur ndaloi, nuk kishte ngelur as edhe nje fije jete tek Zaku. E kishte vrare. Duart i qene mbuluar nga gjaku.
Ndihej mire. Shkelqyeshem madje. Vetem i kishte bere nje nder botes duke zhdukur ate bastard nga faqja e dheut.
Vdekja e tij nuk i rendonte fare ne ndergjegje.Perkundrazi. I jepte nje lumturi te papare. Ai kishte marre hakun e tij. I kishte dhene denimin qe meritonte per tere ato vite torture.
U largua nga aty. U largua fare nga ajo lagje e harruar e Londres. Por u betua qe do te kthehej per tu hakmarre edhe ndaj te emes.Te mbijetoje i vetem neper rruget e rrezikshme te Londres, ishte e veshtire. Kushedi sa here ishte perleshur me drogaxhinj dhe bandite ordinere. Por ai do mbijetonte. Do ja dilte.
Pas disa muajsh djaloshi i vetem qe kishte arritur te mbijetonte ne nje bote te eger terhoqi vemendjen e dikujt. Vemendjen e kokes me te madhe te krimit ne Londer. Ate te Zakari Xhordan.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...