Pjesa 59

359 26 1
                                    

Tortura e momentit ishte ajo drita e zbehte qe fikej e ndizej tere kohes dhe po i vriste shume syte. Kishte disa dite me ate drite dhe ishte acaruar ne kulm. Syte i qene enjtur dhe skuqur.

Gjate ketyre diteve, mendja i kishte shkuar shpesh tek ajo. Ishte shume kurioz per te ditur se cfare ishte bere me te.

A e kishte marre veten?

A e kishte rifituar shkelqimin ne syte e saj te bukur ?

Por mbi te gjitha ishte kurioz te dinte nese mendonte ndonjehere per te?!

Me siguri qe jo.

E pse duhet ta bente?

Ai vetem e kishte lenduar. E pas cdo lendimi, syte e saj te medhenj blu, veniteshin cdo here e me shume.

Bota do te qeshte me te sikur te dinte qe ne keto momente torture , ai mendonte vetem per nje femer.
Bota do te qeshte edhe me shume sikur te dinte se atij i dukej e merituar kjo torture. E konsideronte si denim per te gjithe dhimbjen qe i kishte shkaktuar asaj.

Meritonte cdo goditje e cdo pike gjaku qe kishte derdhur.

Ama, Feliksi mbetej Feliksi. Krahas te gjitha ketyre mendimeve reflektuese qe kishte me veten, kishte edhe mendime tipike te tij. Edhe keto nuk do te ndryshonin kurre.

" BEN MIRE QE AI TRAPI LANDON MOS TA KETE PREKUR ME DORE. BEN MIRE QE AJO TE MOS E KETE HARRUAR SE KUSH ESHTE ZOTI I LEKURES DHE I TRUPIT TE SAJ. DO TA DJEG BOTEN NESE AJO KA GUXUAR TI DOREZOHET TJETER MASHKULLI."

***

Mori stlolapsin dhe nisi te shkruante.

Ishte kapitulli i fundit. Hera e fundit qe shkruante per Feliksin dhe per jeten me te. Tanime ndihej e qarte me veten e saj. Me ne fund e kishte zgjidhur lemshin e madh qe ndjente ne kraharor. U kishte dhene pyetje te gjithe pikepyetjeve te saj. Kishte marre pergjigjet qe kerkonte. Ato pergjigje pastaj, ishin torture me vete per te.

Pas cdo fjalie qe shkruante, aq me e sigurte ndihej per vendimin qe kishte marre. Qe sot e tutje do te perpiqej edhe me shume. Do e vriste te kaluaren. Per here te pare ne jeten e saj, Katrina McMara do te dilte kunder asaj qe ndjente.

Per me teper, do te shpenzonte cdo energji per te zhdukur cdo pasiguri dhe ndjenje te gabuar ne shpirtin e saj.

Keto ishin faqet e fundit qe shkruante per Feliksin. Keto ishin pergjigjet qe kishte muaj qe kerkonte tek vetja. Keto ishin te tera konkluzionet per Feliksin.

Aty po hidhte te gjithe shpirtin e saj si asnjehere tjeter. Aty po e tregonte te verteten lakuriq. Aq shume ndjenja dhe emocione kishte hedhur ne ato faqe, saqe habitej edhe vete sesi ajo leter nuk po grisej nga pesha e fjaleve qe po shkruante ne te.

Kapitullin por edhe bllokun e mbylli me keto fjale ..

" LANDONI ME PROPOZOI PER MARTESE DJE. U UL NE GJUNJE DHE ME BERI PREMTIMET ME TE BUKURA QE NJE MASHKULL MUND TI BEJE NJE FEMRE.

ME PREMTOI QE DO ME DONTE GJITHNJE DHE SE DO TE ISHTE GJITHMONE I KUJDESSHEM ME MUA.

ME PREMTOI QE DO ME BENTE TE BUZEQESHJA CDO DITE QE DO KALOJA PRANE TIJ.

LANDONI U UL NE GJUNJE ME NJE UNAZE NE DORE DHE ME PREMTOI SE DO TE ME BENTE TE LUMTUR.

UNE E BESOVA. GJITHMONE E KAM BESUAR.

E KAM PARE NE SYTE E TIJ DASHURINE QE KA PER MUA. JAM NDJERE GJITHMONE ME FAT QE KISHA NJE NJERI TE TILLE NE JETEN TIME.

NJE NJERI I RRALLE DHE I JASHTEZAKONSHEM.

ZGJODHA TE KAPEM PAS PREMTIMIT TE TIJ E JO TE FELIKSIT.

PRANOVA TE MARTOHESHA ME TE.

PRANOVA SEPSE SHPRESOJA SHUME QE NJE DITE TE ARRIJ SERISH QE TA SHIKOJ ME TE NJEJTEN DASHURI SIC ME SHIKON AI.

PRANOVA SEPSE SHPRESOJ NE ATE JETEN E LUMTUR E TE QETE PRANE TIJ.

PRANOVA SEPSE AI E MERITON DASHURINE TIME DHE SHUME ME SHUME.

SEPSE AI ESHTE NJE NGA NJEREZIT ME TE MIRE QE NJOH DHE KURRE NUK DO TA LENDOJA.

PRANOVA SEPSE LANDO ESHTE E MIRA, E DREJTA, E SAKTA, E DUHURA, E SINQERTA NE JETEN TIME.
LANDON ESHTE E BUKURA DHE E PASTRA.
AI ESHTE LIDHJA QE KAM ME KATIN E VJETER.

POR MBI TE GJITHA PRANOVA PASI DUHET TI JAP FUND KAPITULLIT TE FELIKSIT. DUHET TA ZHDUK NGA JETA E KUJTESA IME.

QE SOT E TUTJE, DO TI DEDIKOHEM VETEM LANDOS DHE SYNIMIT PER TA BERE TE LUMTUR. DO TI PERKUSHTOHEM E TERA KETIJ NJERIU QE KURRE NUK MA KA LESHUAR DOREN PAVARESISHT CDO GJEJE. AI MERITON ME TE MIREN DHE UNE DO TE BEHEM ME E MIRA PER TE.


Kerkoj falje qe ju kam lene ne pritje por tani munda te gjej kohe ...

See you in the next chapter for while...

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now