Pjesa 80

415 26 3
                                    

Kjo ishte!!

E njihte vajzen e vet. Ajo nuk bente dot pa te. Kurre nuk do rrezikonte marredhenien me te. Po te mos ishte per kete situate, asnjehere nuk do te kishte perdorur raportin e tyre si arme kunder saj.

Kur degjoi ato fjale te linin gojen e tij, shpirti i klithi nga dhimbja. Nuk kishte mundesi. Kjo nuk mund te ishte duke ndodhur. Ajo nuk mund te rrezikonte te humbiste babain e saj. Vetem ate jo. Lotet ju shtuan.

-Baba... Nuk...

Nisi te belbezonte por ai e kishte vendosur qe nuk do ta degjonte ne kete moment.

- Po te pres jashte Katrina. Nese nuk vjen, konsideroje veten te fshire nga jeta ime.

Tha me nje ton autoritar dhe doli jashte.

Vetem atehere u kthye nga ai. Kjo i dhimbte. Tmerresisht shume. Por duhej ta bente. Babain nuk e hidhte dot kurre poshte.

Ai e kishte kuptuar zgjedhjen e saj. E dinte cfare do ndodhte. Por nuk e pranonte dot. Nuk mund te ishte ky fundi. Ai nuk mund te mbetej pa te pikerisht tani qe e kishte fituar.

-Mos ik!
I tha.

Zeri i doli pak lutes ndonese nuk donte.
Ajo thjesht shkundi koken. E kishte aq te veshtire te gjente fjalet.

-Mos ik!

I tha edhe njehere tjeter.

Perseri shkundi koken duke qare.

-Nuk te le te ikesh.

I tha kete here.

- Me premtove.

I kujtoi.

Zemra ju copetua teksa thoshte kete gje. Ajo po i kerkonte te mbante premtimin.

- Nuk dua ta mbaj premtimin.

Perseri shkundi koken. E dinte qe do e mbante. Sepse ai e donte. Sepse nuk ishte me ai perbindeshi i diteve te para.

Shkoi afer tij dhe e perqafoi. Ai nuk ia ktheu. Ishte teper i humbur per te menduar. Me pas doli duke qare nga shtepia dhe shkoi tek i ati.
E ate e la aty me mijera pikepyetje. Me mijera brenga.

Ky ishte fundi ?!

Kjo ishte e tera ?!

Shkaterrimi i tij kishte mberritur ?!

Ishte kaq absurde. Kaq e pabesueshme. Ndihej kaq poshte. Ajo u largua dhe ai nuk beri asgje per ta ndaluar. E la te ikte.

Feliksi e la te ikte. Sa me shume e mendonte, aq me e habitshme i dukej.

Si dreqin kishte arritur ne kete pike ?!

Pse dreqin e mbajti ate premtim ?!

Fare mire mund te mos e kishte lene te shkonte. Ta kishte mbajtur perhere afer vetes.
Por edhe ate nuk mund ta kishte bere. Sepse ai e donte. E kishte lene te ikte pasi vetem keshtu mund ti vertetonte plotesisht se ajo ishte e lire. Nuk ishte me skllavja e tij.

Por nga ana tjeter, tani ishte ai skllavi i saj. Per te lene te lire ate, kishte burgosur vetveten. Gjithmone do te ishte skllav i dashurise dhe i kujtimit te saj.

Feliks Xhordan po perballej me shkaterrimin e tij.

E nga ta dinte ai se ky do te ishte kreu i rruges qe nisi ate nate kur vendosi te blinte nje skllave ?!

Nga ta dinte se duke blere nje skllave, do te behej i tille edhe vete ?!

Perfundimisht, kjo ishte loja me e shemtuar qe jeta i kishte bere.
Dhe me e keqja ishte se vazhdonte te shpresonte qe ajo do te futej serish nga ajo dere. Qe do te kthehej prape tek ai. Por nuk e shmangte dot. Do vazhdonte te shpresonte.

Ishte i denuar per te mos patur asgje tjeter ne dore, vec shpreses.

*****

Kishte dy jave qe i ati po e shmangte. Kushedi sa here ishte perpjekur te fliste me te, ti kerkonte falje por ai nuk e degjonte asnjehere. Ishte e deshperuar. Nuk dinte cfare te bente.

Vetem qendronte ne dhomen e saj. Qante shpesh gjate neteve. I kujtohej shprehia e tij e fytyres teksa ajo largohej. Kaq i mposhtur. Nuk i shkonte fare ajo pamje nje njeriu si Feliksi. Atij i shkonte vetem forca, siguria, vetebesimi. I shkonte fitorja.

Degjoi zhurmen e celularit te saj. Nje numer i panjohur po e merrte ne celular. E hapi.

-Alo.

-Katrina, jam une, Edriku.

Nuk e priste kete telefonate nga ai. Mos valle kishte ndodhur gje me Feliksin?

- Po , Edrik.

- Te mora vetem per te te lajmeruar se do te ikim pas nje ore. Po kthehemi ne Londer. Ishte urdher i Feliksit. Ka dy jave qe te pret Katrina. Nuk e kisha pare ndonjehere ne kete gjendje. Ka dy jave qe vetem pi. Ama sot hodhi te gjitha shishet dhe vendosi qe te ktheheshim ne Londer.

Keto fjale vetem e shkaterruan me keq. Sa e pashprese qe ndihej.

- Pse po mi thua keto?

- Nuk e di. Mu duk e pershtatshme qe ta dije. Lamtumire Katrina.

Dhe shkeputi telefonaten.

Ju duk sikur lamtumira e tij ne te vertete ishte lamtumira e Feliksit. Syte ju mbushen me lot.
Kaloi gjysem ore duke qare ne krevat. Por me pas u cua nga aty me nje vendosmeri te madhe. Do ta detyronte babain ta degjonte.

O tani, o kurre!!

Nuk kishte asgje per te humbur por shume per te fituar. Nuk duhet te tregohej frikacake pikerisht tani.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now