E komplikuar ishte. Teper!! Ama edhe nga Feliksi nuk hiqte dot dore. E dashuronte shume. Nuk e shihte dot veten me mashkull tjeter pervec tij.
Edhe Feliksi e kishte vene re pavendosmerine dhe tensionin e saj. I dinte deri diku mendimet e saj. Ajo kishte arsye per te qene e pavendosur. Ama, edhe ai nuk dorezohej. Per ate do luftonte deri ne momentin e fundit.
Ky fundi i dukej i frikshem edhe atij.
A do te ishte vertet fundi per ta?
Apo do te ishte vetem fillimi?
Nuk e dinte. Sado qe urrente ta pranonte kishte frike se mos ajo do te vendoste te ikte larg tij. Kishte akoma me shume frike kur mendonte se nese ajo do te donte dicka te tille, ai duhej ta lejonte. Duhet ta bente sepse i kishte premtuar.
Pikerisht kete teme vendosen te hapnin edhe ne biseden e nates se sotme. Ishte ajo qe donte me shume te fliste. Ishin ulur ne kolltukun e dhomes dhe po shikonin njeri -tjetrin.
-Fillimisht mendova se po shtireshe. Se nuk do me bindje dot kurre. Ama...
-Ama...
-Ama... Tani jam e bindur qe nuk eshte ashtu. Te besoj!!
Nje ndjesi lumturie e pushtoi kur degjoi fjalet e saj. Por dicka i thoshte se fjalet e saj kishin dicka nga mbrapa. Nje "POR" qe atij nuk do ti pelqente aspak.
-Atehere...
Ai thuajse nuk po fliste fare dhe kjo gje nuk po e ndihmonte aspak Katin. Ai priste dicka nga ajo dhe ajo nuk dinte as c'te thoshte e as c'te bente.
- Kjo eshte ceshtja. Nuk e di. Nuk eshte puna vetem qe ta duash nje njeri. Ka dhe shume gjera te tjera. Shume probleme te tjera.
- Per mua kjo ka rendesi. Qe te kem dashurine dhe besimin tend. Te tjerat jane te zgjidhshme.
-Jo per mua. Une kam nje familje qe me pret. Nje familje te cilen nuk mund ta zhgenjej. Ka dhe shume gjera te tjera kunder nesh.
- Nuk me intereson fare per gjerat e tjera. Une deri tani kam luftuar qe te te bind ty. Ti je e rendesishmja. Te tjerat pastaj i marrte djalli qe ne kete moment. Jane teper te lehta per tu zgjidhur.
Te lehta!! Ah, sikur te ishin vertet ashtu. Ama, ato gjera peshonin rende tek ajo. Bota sikur ishte kunder nje dashurie te tille. Deshironte shume qe te besonte fjalet e tij kur shprehej se ata se bashku mund te luftonin me boten e te dilnin fitimtare.
- Une te dua. Por ndoshta, kjo lloj dashurie nuk eshte e duhura. Ndoshta eshte me mire qe te largohem qe tani.
Ajo duhej te ishte duke u tallur. Kjo lloj dashurie nuk ishte e duhura. Pff, cfare idiotsie. Kjo ishte e vetmja dashuri qe ai kishte njohur ne jeten e tij.
E nga ta dinte ai se cila ishte e duhura kur vetem dashurine e saj kishte provuar?
Kjo dashuri ishte mese e duhur. Kur kishte arritur te prekte edhe shpirtin e erret te tij, duhej te ishte patjeter e tille. Ajo qe nuk ishte e duhur, pastaj ishte humbja e saj. Atehere, bota qe e rrethonte do te shihte sesa i erret dhe i keq mund te ishte ai.
-Per mua ti je e vetmja gje e duhur, e drejte, e bukur dhe e paster ne jeten time. Dhe eshte shume gabim qe te largohesh.
-Por...
Nuk e la fare te vazhdonte por ngjeshi buzet me te sajat.
Pse ta linte te fliste kur nuk do nxirrte nga goja asgje te pelqyeshme per te?
Perseri e shkeli premtimin e tij. Dhe kishte ndermend ta shkelte edhe me tej.
Ajo ja ktheu puthjen. Nuk e kishte fuqine e duhur per ti rezistuar puthjeve te tij. Kjo lloj dashurie i dukej si droge, efektin e se ciles donte ta ndjente perhere.
Por Feliksi, nuk e kishte ndermend te mjaftohej vetem me nje puthje. Kishte duruar shume. Me teper nga c'mendonte. Duhej ta kishte me afer. Te ndjente lekuren e saj. Duhej ta bente te veten.
Keshtu qe duart e tij shkuan poshte bluzes se saj dhe filluan ta ngrinin lart. Ne ate moment ajo u shkeput.
-Me premtove qe nuk do beje asgje pa deshiren time.
-Nuk po bej asgje pa deshiren tende. Me thuaj, nuk e do kete?
Dhe e puthi pakez tek nofulla.
- Nuk e do prekjen time?
Dhe vazhdoi te linte puthje te tjera te vogla pergjate nofulles.
Po luante piset. Ai e dinte qe ajo e donte dhe nuk do e refuzonte dot. Prandaj po e hutonte me puthjet dhe prekjet e tij.E ajo e humbi fare arsyen. Nuk llogjikonte dot.
E pse te llogjikonte gjithsesi?
Arsyeja do te kishte thene qe kjo ishte e gabuar. Ama , ajo e ndiente si gjene me te duhur e me te mire ne kete moment.
-Me thuaj Katrina, nuk deshiron te behesh e imja?
E pyeti serish teksa e puthte.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...