- Eja me mua! -
E urdheroi dhe e terhoqi per dore Katin.
Eci me shpejtesi derisa u fut ne dhomen e tij. Sapo e pa ate dhome, ne mendje i erdhen kujtimet e nates se saj te pare ne kete shtepi dhe ndjeu nje shtrengim ne kraharor. Gjithsesi nuk e dha veten.- Pra qenke sheruar. Shume bukur pasi ka ardhur momenti qe tu kthehesh detyrimeve te tua.
Dhe me te mbaruar fjalet e sulmoi si bishe e eger drejt qafes.
Nese ne te gjitha netet e tjera ai kishte bere c'te donte me te dhe ajo thjesht kishte qendruar pasive duke numeruar minutat derisa tortura e saj te mbaronte, kete nate nuk ndodhi keshtu.
Edhe ajo ja ktheu te gjitha puthjet. Reagoi ndaj te gjitha prekjeve te tij dhe u shtir ne menyre perfekte sikur po e shijonte dhe ajo ate moment.E urrente veten qe po e bente dicka te tille. Ju duk vetja e piset per nje moment. Por pastaj ky mendim i kote ju zhduk. Ajo nuk ishte e piset sado qe Feliksi perpiqej qe ta ndoste.
Ajo thjesht po bente ate qe duhej. Po perpiqej qe te fitonte kunder atyre qe i kishin shkaterruar jeten. Nuk kishte zgjidhje tjeter.Nga ana tjeter, Feliksi me ne fund po korrte frytet e investimit te tij. Nga te gjitha femrat qe kishte kaluar neper duar, Katrina kishte qene ajo qe ja kishte dale ta kenaqte me se shumti.
" E TE MENDOSH SE E KA TE GJITHEN SHTIRJE. KUSHEDI SI DO ISHTE PO TA NDJENTE ME TE VERTETE"
Mendonte tere kohes me vete.Kishte menduar qe Katrina nuk do te kishte guximin dhe vendosmerine e nevojshme per te bere dicka te tille. Qe gabuar dhe per here te pare ju be qejfi.
Perfundimisht, ditelindja e tij e 26 te kishte bere perjashtim nga te tjerat. Ashtu sikurse Katrina bente perjashtim nga te gjitha femrat e tjera.
I kishte pare te gjitha. Kishte pare sesi Katrina u paraqit ne feste e me pas sesi Feliksi e dergoi ne dhomen e tij.
Ishte terbuar.
Plani i saj per ta hequr qafe i kishte deshtuar e tani ajo dukej sikur po forcohej. Kishte share e mallkuar kur kishte pare Feliksin teksa hynte me Katrinen e plagosur ne krahe. Kishte uruar qe ajo te vdiste. Por nuk kishte ndodhur keshtu.
Ne ditet e para kishte patur tmerresisht frike se mos Feliksi zbulonte qe arratisja e Katrines qe kurdisur nga Aleksa. Por ai nuk e kishte bere e per kete ndihej me shume fat.
As ajo lavirja e tij e re nuk kishte hapur goje. Aleksa mendonte se ajo e kishte frike dhe prandaj nuk e kishte spiunuar tek Feliksi.
Por kur pa sesi Feliksi braktisi festen e tij vetem e vetem per te fjetur me te, u be per ta vrare me duart e veta.Deshironte te denonte edhe Feliksin bashke me te. Feliksin qe kishte jave qe nuk e kishte kerkuar me. Feliksin qe e kishte zevendesuar me nje vajze te dobet e budallaqe.
E cfare kishte ajo me shume se Aleksa njehere?
Edhe Aleksa ishte e bukur.
Cfare kishte pare Feliksi tek ajo qe e kishte blere aq shtrenjte?
Por kjo nuk mbaronte me kaq. Nese Katrina mendonte se kishte fituar, e kishte shume gabim. As qe i ishte afruar fitores. Aleksa nuk do ta lejonte kurre.
Kishte nje avantazh qe Katrina nuk e kishte. E njihte mire Feliksin. Ai kurre nuk do ta shikonte ate vajze si dicka me shume sesa nje mjet argetimi. Katrina ishte e dobet. Do te perpiqej por pastaj do te hiqte dore. Do te mbeste edhe me mjerane se me pare.Aleksa ishte teresisht e bindur per kete. Kur nuk ja kishte dale ajo qe te fitonte vlersimin e Feliksit, ajo qe kishte vite me te dhe e kishte kenaqur ne te gjitha drejtimet, aq me pak do ja dilte Katrina.
*****
- Uaa sa vend i bukur. Ku jemi ketu?
- Nuk ka rendesi, Kat. Rendesi ka qe jemi bashke.
Ajo vetem i dha nje buzeqeshje te madhe e te sinqerte. Ndihej aq ne paqe, aq e lumtur.
- Ndihem kaq e lumtur ketu. Me qeteson shpirtin kjo pamje.
YOU ARE READING
Skllav I Skllaves
Romance💔 - Pse po e ben kete? Pse nuk me le te qete? Syte e saj filluan te mbusheshin me lote. ❤️ -Nuk mundem sepse je e imja. Une te kam blere dhe do te jesh perjete e imja. 💔 -E shikon? E shikon sesi vazhdon serish te me shohesh si pronen tende? Une...