Pjesa 14

410 22 3
                                    

- Edhe une ndihem i lumtur, rrezearta ime. Por jo prej vendit por prej teje. Je ti ajo qe me fal qetesi dhe paqe. Te dua shume, Kat. Nuk e ke idene se sa.

- Edhe une te dua shume, shume , shume.

Ai u zgjat qe ta puthte por ajo u shmang. Ai e pa i habitur teksa ajo ngrihej ne kembe.

-Po deshe te me puthesh, duhet qe te me kapesh me pare.

Dhe filloi te vraponte e lumtur afer bregut te detit.
Ai u cua me shpejtesi dhe e kapi shume shpejt. Me pas e puthi. Ishte nje puthje plot dashuri. Nje puthje e sinqerte. Nje puthje mes dy te dashuruarish.

Papritur moti ndryshoi. Dielli u largua. Qielli u mbush plot me re te zeza dhe deti u terbua. Po frynte shume ere. Nje frike e pushtoi.

- Eja te ikim qe ketu. Do te filloje stuhi se shpejti.

Por ai nuk ndodhej afer saj. Si kishte mundesi?

Ai ishte aty para disa sekondash. Ku iku?
Nje force e padukshme po e terhiqte drejt dallgeve te egra. Kishte shume frike. Po bertiste me te madhe. Po kerkonte ndihme.

- Mos ki frike, Katrina ime. Koha do te rregullohet serish.

- Ku je? Mos me ler vetem te lutem. Kam shume frike. Deti do me perpije te teren. Me shpeto. Mos ik.

- Ty nuk te perpin dot deti dhe as ndonje gje tjeter. Ti je e forte Kat. Mos harro. Ti je e forte. Une s'do iki kurre. Ketu jam. Po pres per ty.

- Po ku je? Pse nuk te shikoj? Nuk do ja dal dot.

Bertiste me te madhe nderkohe qe ajo dora e padukshme e conte edhe me tutje ne det.
Deti i erret e i pafund e kishte burgosur ne thellesine e tij. Nuk merrte dot fryme. Po mbytej.

- Mos u dorez Kat! Mos u dorezo.

Zeri i tij i vinte shume i larget, shume i dobet.

- Te dashuroj Kat. Me shume se cdo gje ne kete jete. Ti je rrezearta ime.

- Te dua edhe une.

Ishte gjeja e fundit qe mendoi para se te humbiste vetedijen.
E tmerruar hapi syte. Kishte qene nje enderr. Nuk ishte e vertete. Ishte enderr. Nje enderr e habitshme madje. Asnjehere nuk kishte pare dicka te tille me perpara.

Pse pikerisht tani?

Mos valle ajo enderr ishte nje mesazh per te mos u dorezuar?

Kishte aq dashuri ne ate enderr. Aq shume premtime dhe fjale te bukura. Me pas kishte edhe stuhi. Ashtu si jeta e saj.

Ktheu koken nga Feliksi. Ai po flinte. Se kuptonte se si nje njeri si ai mund ta bente gjumin e qete. Nje njeri te tille duhet ta perndiqnin te gjitha shpirtrat qe kishte thyer, duhet ta torturonin te gjitha mekatet qe kishte bere.

Por nuk ishte keshtu. Ai po bente nje gjume te qete kurse ajo nuk arrinte te mbyllte syte.
Jeta ishte shume e padrejte. Vete qenia e saj ju duk si nje cigare qe digjej pa meshire ne buzet e nje bushtre qe quhet jete.

E tille ishte jeta.
Nje bushter e ndyre!!!

*****

Hapi syte me ngadale. Ndodhej vetem ne shtratin e Feliksit. Fakti qe ai nuk ndodhej asnjehere aty kur zgjohej e bente te ndihej edhe me keq. Tamam si prostitute.
U vesh dhe doli jashte. Ne korridor u perball me Aleksen. Ajo po e shikonte sikur donte ti vinte duart ne fyt.

-Miremengjes, e dashur Aleksa!!

Volli nje vrer te sheqerosur nga goja.

-Shoh qe Feliksi te paska kenaqur mjaft mire mbreme. Meqe po buzeqeshke vesh me vesh tani.

- Nuk e ke idene se sa. Edhe une qe mendoja se duhej te isha une ajo qe e kenaqja. Kesaj i thone te marresh kenaqesi nga puna.

Po fliste tamam si nje lavire budallaqe por nuk i interesonte. Kjo ishte gjuha qe Aleksa kuptonte.

- Mos u lumturo shume. Sapo ti merzitesh do te te flake tutje si te gjithe te tjerat.

- Ti duhet te flasesh nga eksperienca besoj. Mos u shqeteso per mua e dashur. Me duket e larget ajo dite.

- Ku ta gjente ate fat qe Feliksi te mos merrej me me te??

- Mua s'me ka flakur asnjehere. Ne fund jam gjithmone une ajo qe ai kerkon.

Dhe i dha nje buzeqeshje ironike.

- Pse nuk thua qe te paska si gome rezerve? Gjithsesi, duhet te iki tashme. Shihemi per mengjes.

Dhe u largua pa e lene te fliste fare. U largua fitimtare nga biseda me te.
Sapo Katrina u largua, mori nje vazo dekorative qe gjendej aty dhe e perplasi fort ne mur.

- Ishte vetem nje beteje Katrina. Lufta ka shume beteja, shume.

Asnjera nga vajzat nuk e dinte se Feliksi kishte qene aty dhe kishte degjuar te gjithe biseden e tyre. Menyra sesi Katrina kishte folur i kishte bere mese te qarte se ajo ishte e vendosur per te marre hak ndaj Alekses.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now