Pjesa 28

418 26 4
                                    

Dhe brenda hyri Giani me ate buzeqeshjen e tij karakteristike. Dicka duhet te ishte duke kurdisur. Kishte kohe qe priste dicka nga ai.

-Mirembrema! Me falni qe erdha papritur po biznesi nuk pret.

-Eja ulu Giani!

Dhe beri me shenje nje karrige bosh.
Ishte bere gati te ulej kur syte i zune nje vajze prane Feliksit. Ishte padyshim femra me e bukur qe Giani Tomassini kishte pare ne jeten e tij dhe ai kishte pare me te vertete pafund femra te bukura.

Ju duk sikur ne tavoline nuk ishte ulur nje njeri por nje engjell. Ju duk aq hyjnore, aq delikate. Si nje kukull e vogel porcelani qe duhet mbajtur me kujdes pasi mund te thyhet.
Kishte mbetur me te vertete i impresionuar nga ajo vajze. Nje buzeqeshje e pavetedijshme dhe e madhe ju formua ne fytyre. Ishte ndryshe nga ato buzeqeshjet e tij karakteristike. Ishte nje buzeqeshje e sinqerte.

Si duket e kishte tepruar pak me shtangien e tij pasi kishte rene ne sy dhe tek te tjeret, vecanerisht tek Feliksi. Ai po e shihte sikur donte ti zbrazte nje karikator ne lule te ballit.
Vetem atehere e kuptoi se kishte qendruar me gjate se c'duhej duke e veshtruar vajzen si i budallepsur. Ne mbrojtjen e tij, ajo ishte e afte te fiksonte kedo.

U afrua afer saj dhe i kapi doren. Ajo thjesht e pa e konfuzuar teksa ai i puthi doren.

-Nuk kam patur kenaqesine t'ju njoh me pare. Giani Tomassini ne sherbimin tuaj.

Ajo nuk foli fare por thjesht tundi koken.
Ai qe dukej i acaruar ishte Feliksi. Po shtrengonte fort dhembet dhe dukej se ishte gati per ta therur e per ta servirur si ushqim ne tavoline.

- Ti e di Feliks qe gjithmone kemi patur mosmarreveshje bashke persa i perket femrave por kete here me habite. Ma ke kaluar edhe mua me zgjedhjen tende. Vajza eshte mrekullisht e bukur. Meqe ra fjala emrin s'ma tha.

-Emri s'ka c'te duhet Giani. Nuk e besoj se erdhe deri ne Londer per te biseduar per femra.

Ja ktheu me nje ton qe mbarte nota frustrimi.

-Ta kisha ditur se cfare xhevahiri paske ketu, do te kisha ardhur me pare.

Vazhdonte me te veten ai.

-Mos me sos durimin Giani. Mos harro se kë ke perballe.

Tonit te tij kercenues ju frikesua.

-Mire, mire Feliks. Vetem po te lavderoja gjithsesi.

Dhe shkundi supet.

- Kam ardhur per te folur mbi disa biznese qe na interesojne shume te dyve.

-Pas darkes mund te flasim ne zyren time.

Giani thjesht tundi koken dhe ktheu shikimin nga Kati. Ishte mrekulluar me te vertete nga ajo. Cdo gje mbi te ishte aq e vecante. Edhe menyra sesi hante madje.

Katrina e ndjeu shikimin e tij mbi vete dhe u ndje shume ne siklet. E urrente kur njerezit e shikonin ne ate menyre. E gjithe tavolina e kishte vene re sikletin e saj. Feliksi dukej sikur do ti thyeheshin dhembet nga momenti ne moment.

Donte te zhdukej sa me pare nga aty dhe te largohej nga shikimi i cuditshem i italianit. I bente shume habi fakti sesi ai burre nuk po frikesohej aspak nga pamja qe kishte marre Feliksi.

Ajo nuk i kishte ngritur qofte edhe njehere syte per ta pare. Kjo gje i pelqeu edhe me shume. Vajze shume e embel.
Feliksi kishte me te vertet shume fat. Duhej te kishte qene edhe ai ne ate ankand. Per kete vazje do te kishte dhene cdo lloj shume. Po ta kishte ai ,do ta trajtonte si mbretereshe. Do ta bente mbretereshen e tij.

Pavaresisht se ishte nje koke mafie shume e rrezikshme, Giani i donte shume femrat. I trajtonte gjithmone me kujdes dhe respekt.
Duke njohur Feliksin, ishte i sigurt qe ai e kishte trajtuar shume keq vajzen dhe nuk e kuptonte dot kete gje. Aq delikate sa ishte ajo, nuk duhej prekur as me pupel.

-Me ndiq Giani!

Zeri i Feliksit e nxorri nga mendimi.

E dinte qe e kishte acaruar shume sonte me shikimet qe po i hidhte femres se tij por nuk e evitonte dot.

U ndje jashtezakonisht e cliruar kur ai italiani i cuditshem u largua nga aty. Sikur filloi te merrte fryme me lirshem.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now